Marrëveshja e mundshme SHBA-Iran, Katari: S’jemi përfshirë në bisedime
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid Al-Ansari, thotë se Katari nuk është i përfshirë në asnjë përpjekje SHBA-Iran për të dhënë fund luftës. Kur u pyet nëse Katari mund të ketë sërish marrëdhënie normale me Republikën Islamike të Iranit pas këtyre sulmeve ndaj shteteve arabe të Gjirit, përgjigjja e tij ishte: “Në thelb, po, […]
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid Al-Ansari, thotë se Katari nuk është i përfshirë në asnjë përpjekje SHBA-Iran për të dhënë fund luftës.
Kur u pyet nëse Katari mund të ketë sërish marrëdhënie normale me Republikën Islamike të Iranit pas këtyre sulmeve ndaj shteteve arabe të Gjirit, përgjigjja e tij ishte: “Në thelb, po, nuk mund të ndryshojmë gjeografinë.”
Al-Ansari u pyet gjithashtu nëse presidenti amerikan Donald Trump ka përshkruar saktë bisedimet që Uashingtoni thotë se po zhvillon me Teheranin.
Përgjigjja e tij ishte: “Duhet t’i pyesni ata që janë të përfshirë në bisedime. Siç deklarova shumë qartë pak më parë: ne nuk jemi të përfshirë në këto bisedime. Shqetësimi dhe fokusi ynë është mbrojtja e vendit.”
Al-Ansari konfirmon se që nga e enjtja e kaluar nuk ka pasur raketa ose dronë të ardhur nga Irani të drejtuar ndaj Katarit, por rreziku nuk ka kaluar.