Marrëveshje për bashkëpunim akademik ndërmjet Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit të Shkodrës

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në Shqipëri kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim akademik, e cila synon të fuqizojë shkëmbimet dhe aktivitetet e përbashkëta mes profesorëve, studentëve dhe stafit të të dy institucioneve. Rektori UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj […] The post Marrëveshje për bashkëpunim akademik ndërmjet Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit të Shkodrës appeared first on InfoShqip.com.

shtator 27, 2025 - 15:30
 0
Marrëveshje për bashkëpunim akademik ndërmjet Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit të Shkodrës

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në Shqipëri kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim akademik, e cila synon të fuqizojë shkëmbimet dhe aktivitetet e përbashkëta mes profesorëve, studentëve dhe stafit të të dy institucioneve.

Rektori UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj nënshkruan këtë marrëveshje pa afat kohor, duke theksuar angazhimin e përbashkët për zhvillimin e arsimit dhe kërkimeve shkencore në rajon.

Kjo marrëveshje përfshin, shkëmbime akademike dhe bashkëpunime në hulumtime dhe projekte të përbashkëta, organizimin e seminareve, shkollave verore dhe aktiviteteve edukative të përbashkëta, shkëmbim të literaturës dhe publikimeve universitare, përmirësimin e aftësive të stafit dhe administratës përmes shkëmbimeve dhe eksperiencave praktike, bashkëpunim në reforma universitare dhe integrim të standardeve ndërkombëtare. Ky bashkëpunim gjithashtu do të mundësojë edhe hapjen e programeve studimore të përbashkëta në nivel Master, duke zgjeruar mundësitë akademike për studentët e të dyja universiteteve.

Në këtë takim zyrtar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga dy prorektorët Prof. Inor. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, si dhe nga Mr. Driton Zendeli.

UNT dhe Universiteti i Shkodrës do të rishikojnë çdo vit aktivitetet e përbashkëta dhe do të sigurojnë që të gjitha iniciativat të bazohen mbi reciprocitet dhe përfitim të ndërsjellë.

The post Marrëveshje për bashkëpunim akademik ndërmjet Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit të Shkodrës appeared first on InfoShqip.com.