Marrëveshjen Kombëtare për Përparim, BDI: Jo status quo, po shpresë për brezat e rinj | VIDEO
Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, në një konferencë për media pas përfundimit të Kongresit të Pestë të partisë, deklaroi se ky kongres zgjodhi një rrugë të ndryshme nga politika The post Marrëveshjen Kombëtare për Përparim, BDI: Jo status quo, po shpresë për brezat e rinj | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, në një konferencë për media pas përfundimit të Kongresit të Pestë të partisë, deklaroi se ky kongres zgjodhi një rrugë të ndryshme nga politika e frikës, ndarjeve dhe polarizimeve artificiale që, sipas saj, kanë mbajtur peng vendin për vite me radhë, raporton Flaka
“Në një atmosferë të mbushur me akuza të ndërsjella, me shpikje armiqsh, me prodhim frikash dhe me helmim të qëllimshëm të opinionit publik, Kongresi i Pestë i BDI-së zgjodhi një rrugë tjetër,” tha Bilalli Zendeli.
Ajo theksoi se në vend të nxitjes së frikës, BDI-ja ka ofruar shpresë dhe vizion për të ardhmen. “Në vend të nxitjes së frikës, ne hodhëm një litar shprese. Në vend të thellimit të ndarjeve, ndërtuam një urë. Në vend të vazhdimit të rrethit vicioz të apatisë, zhgënjimit dhe ikjes nga vendi, propozuam ndërprerjen e këtij zinxhiri,” u shpreh ajo.
Sipas Bilalli Zendelit, pikërisht kjo qasje e re ka sjellë edhe propozimin për Marrëveshjen Kombëtare për Përparim. “Kjo nismë nuk është partiake dhe nuk është etnike. Ajo është mbi të gjitha këto. Është një platformë mbarëshoqërore, mbi partitë, mbi konfliktet artificiale dhe mbi narrativat e frikës,” theksoi zëdhënësja e BDI-së.
Ajo kritikoi modelin politik që, sipas saj, mbështetet në frikëra fiktive dhe armiq imagjinarë për të ruajtur ose fituar pushtet. “Ky model ka prodhuar stagnim, mungesë perspektive dhe emigrim masiv. Ne besojmë se ka ardhur koha për ta ndalur këtë absurditet politik,” tha Bilalli Zendeli.
Duke shpjeguar përmbajtjen e Marrëveshjes Kombëtare për Përparim, ajo theksoi se bëhet fjalë për një platformë gjithëpërfshirëse. “Kjo marrëveshje propozohet si një platformë e përbashkët, ku ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, politika, shoqëria civile, biznesi dhe akademia bashkohen për të ndërtuar konsensus mbi zhvillimin, ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe cilësinë e jetës,” deklaroi ajo.
Në fund, Bilalli Zendeli nënvizoi se qëllimi i kësaj nisme është ndryshimi i logjikës politike. “Kjo marrëveshje nuk synon të menaxhojë frikën, por të krijojë shpresë. Nuk synon të prodhojë konflikte, por mundësi. Nuk synon të ruajë status quo-në, por të hapë perspektivë për brezat që sot po largohen nga vendi,” tha ajo.
“Kongresi i BDI-së e bën këtë thirrje me bindjen se vendi nuk ka nevojë për më shumë armiq, por për më shumë marrëveshje. Jo për më shumë ndarje, por për më shumë përparim,” përfundoi Arta Bilalli Zendeli. Gazeta Flaka
The post Marrëveshjen Kombëtare për Përparim, BDI: Jo status quo, po shpresë për brezat e rinj | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .