VLEN: Doganat shndërrohen në histori suksesi institucional

Koalicioni VLEN vlerëson se Doganat e Republikës së Maqedonisë së Veriut po përjetojnë një transformim të dukshëm institucional, duke u shndërruar në një histori suksesi falë udhëheqjes me përgjegjësi, profesionalizëm The post VLEN: Doganat shndërrohen në histori suksesi institucional appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 26, 2025 - 13:30
 0
VLEN: Doganat shndërrohen në histori suksesi institucional

Koalicioni VLEN vlerëson se Doganat e Republikës së Maqedonisë së Veriut po përjetojnë një transformim të dukshëm institucional, duke u shndërruar në një histori suksesi falë udhëheqjes me përgjegjësi, profesionalizëm dhe vizion strategjik. Sipas VLEN-it, rezultatet konkrete flasin vetë, me mbi 100 milionë euro të hyra në buxhetin e shtetit, luftë të pamëshirshme ndaj kontrabandës dhe hapa të vendosur drejt përmbushjes së standardeve evropiane, transmeton Gazeta Flaka

“Nën qeverisjen e VLEN-it dhe me angazhimin konkret të zëvendësdrejtorit të Doganave, Mustafa Dauti, institucionet po kthehen në shërbim të shtetit dhe qytetarëve,” thuhet në reagimin e koalicionit.

Gjatë vitit që po përfundon, Doganat kanë shënuar progres të rëndësishëm përmes nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Bullgarinë, Turqinë, Kosovën dhe Serbinë. Po ashtu, është zbatuar koncepti “One Stop Shop” në pikat kufitare kyçe, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve dhe zhvillimin e tregtisë legale.

VLEN veçon edhe realizimin e 21 punësimeve të reja për shqiptarët në Dogana, duke e cilësuar këtë si një hap domethënës drejt përfaqësimit të drejtë dhe barazisë reale në institucionet shtetërore.

Sipas koalicionit, këto arritje dëshmojnë se kur institucionet udhëhiqen me integritet, profesionalizëm dhe vizion të qartë, përfiton shteti, përfitojnë qytetarët dhe forcohet drejtësia.

“Angazhimi ynë vazhdon për dogana moderne, të ndershme dhe plotësisht të harmonizuara me standardet evropiane, me rezultate edhe më të mira në vitin që vjen,” thekson VLEN. Gazeta Flaka

The post VLEN: Doganat shndërrohen në histori suksesi institucional appeared first on Flaka, në çdo lajm... .