Marsh me heshtje në Koçan: Nuk kërkojmë revolucion për ndryshim të pushtetit, por për ndryshim të vetëdijes kolektive
Qytetarët e Koçanit sot organizuan Marsh 60-minutësh me heshtje, si respekt simbolik për të gjithë 60 personat të cilët e humbën jetën si pasojë nga zjarri në diskotekën “Puls” që ndodhi të dielën e kaluar, shkruan MIA, njofton Portalb.mk. Pa transparenta dhe qetë, kolonë njerëzisht kaloi nëpër rrugët e qendrës së qytetit dhe shkuan deri […]


Qytetarët e Koçanit sot organizuan Marsh 60-minutësh me heshtje, si respekt simbolik për të gjithë 60 personat të cilët e humbën jetën si pasojë nga zjarri në diskotekën “Puls” që ndodhi të dielën e kaluar, shkruan MIA, njofton Portalb.mk.
Pa transparenta dhe qetë, kolonë njerëzisht kaloi nëpër rrugët e qendrës së qytetit dhe shkuan deri para ndërtesës së Komunës së Koçanit.
Me moton “Heshtja flet më zëshëm”, duke qëndruar qetë, pjesëmarrësit e marshit dërguan mesazh simbolik se kërkojnë për tragjedinë e cila shkatërroi disa gjenerata të rinjsh.
Nga fundi i marshit, u dërgua falënderim deri te të gjithë shtetet fqinje të cilat për mjekim i pranuan të lënduarit nga zjarri. Në mesazhin deri te institucionet është theksuar se protestat dhe tubimet e qytetarëve nuk janë për ndryshim të pushtetit, por thirrje për ndryshim të vetëdijes kundër mënyrës në të cilën funksionon i gjithë sistemi në shtet.
Pjesëmarrësit nga marshi janë larguar qetë dhe kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me tubimet dhe kërkesat për zgjidhje institucionale të tragjedisë në Koçan.
Deri më tani janë mbajtur disa protesta paqësore për tragjedinë e Koçanit edhe atë në: Shkup, Kumanovë, Gostivar, Strugë dhe Koçan.
Në zjarrin e rënë në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.
- LEXO: Dy nga pacientët në Beograd janë në ventilim mekanik, dy janë operuar
- LEXO: Paraburgim 30-ditor për 24 nga të dyshuarit për tragjedinë, midis tyre edhe tre kryetarët e Koçanit
- LEXO: 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshin dhe 12 persona për zjarrin në Koçan
- LEXO: Familjarë, miq e bashkëqytetarë iu dhanë lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj
- LEXO: Nga gjitha tragjeditë që tronditën RMV-në, zjarri në Koçan është i treti për nga numri i viktimave (Infografik)