Marsh me heshtje në Koçan: Nuk kërkojmë revolucion për ndryshim të pustetit, por për ndryshim të vetëdijes kolektive

Qytetarët e Koçanit sot organizuan Marsh 60-minutësh me heshtje, si respekt simbolik për të gjithë 60 personat të cilët e humbën jetën si pasojë nga zjarri në diskotekën “Puls” që ndodhi të dielën e kaluar, shkruan MIA, njofton Portalb.mk. Pa transparenta dhe qetë, kolonë njerëzisht kaloi nëpër rrugët e qendrës së qytetit dhe shkuan deri […]

Mars 23, 2025 - 17:00
 0  3
Marsh me heshtje në Koçan: Nuk kërkojmë revolucion për ndryshim të pustetit, por për ndryshim të vetëdijes kolektive
Protestë në Koçan për shkak të zjarrit në diskotekë i cili mori jetën e 59 të rinjve dhe mbi 150 la të plagosur. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Qytetarët e Koçanit sot organizuan Marsh 60-minutësh me heshtje, si respekt simbolik për të gjithë 60 personat të cilët e humbën jetën si pasojë nga zjarri në diskotekën “Puls” që ndodhi të dielën e kaluar, shkruan MIA, njofton Portalb.mk.

Pa transparenta dhe qetë, kolonë njerëzisht kaloi nëpër rrugët e qendrës së qytetit dhe shkuan deri para ndërtesës së Komunës së Koçanit.

Me moton “Heshtja flet më zëshëm”, duke qëndruar qetë, pjesëmarrësit e marshit dërguan mesazh simbolik se kërkojnë për tragjedinë e cila shkatërroi disa gjenerata të rinjsh.

Nga fundi i marshit, u dërgua falënderim deri te të gjithë shtetet fqinje të cilat për mjekim i pranuan të lënduarit nga zjarri. Në mesazhin deri te institucionet është theksuar se protestat dhe tubimet e qytetarëve nuk janë për ndryshim të pushtetit, por thirrje për ndryshim të vetëdijes kundër mënyrës në të cilën funksionon i gjithë sistemi në shtet.

Pjesëmarrësit nga marshi janë larguar qetë dhe kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me tubimet dhe kërkesat për zgjidhje institucionale të tragjedisë në Koçan.

Deri më tani janë mbajtur disa protesta paqësore për tragjedinë e Koçanit edhe atë në: Shkup, KumanovëGostivarStrugë dhe Koçan. 

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.