Instituti për Media i RMV-së shpalli konkursin për çmimin e gazetarisë “Nikolla Mlladenov 2024”

Instituti Maqedonas për Media shpall konkursin për çmimet e gazetarisë “Nikolla Mlladenov 2024”. Çmimet do të jepen në kategoritë: Historia më e mirë investigative – çmimi i parë, i dytë dhe i tretë, Produkti më inovativ gazetaresk (një çmim), Fotografia më e mirë (një çmim), transmeton Portalb.mk. Në konkurs mund të aplikojnë të gjithë gazetarët […]

Jan 22, 2025 - 20:00
 0  4
Instituti për Media i RMV-së shpalli konkursin për çmimin e gazetarisë “Nikolla Mlladenov 2024”
Çmimi Nikolla Mlladenov. Foto: IMM

Instituti Maqedonas për Media shpall konkursin për çmimet e gazetarisë “Nikolla Mlladenov 2024”. Çmimet do të jepen në kategoritë: Historia më e mirë investigative – çmimi i parë, i dytë dhe i tretë, Produkti më inovativ gazetaresk (një çmim), Fotografia më e mirë (një çmim), transmeton Portalb.mk.

Në konkurs mund të aplikojnë të gjithë gazetarët dhe fotoreporterët që punojnë profesionalisht në media ose bashkëpunojnë me to si profesionistë të lirë.

Materialet e raportuara duhet të jenë të publikuara gjatë vitit 2024 në ndonjë gazetë, radio, televizion, në portalet informative të internetit ose nga agjenci lajmesh të regjistruara dhe që operojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Një autor ose një grup autorësh mund të aplikojë me deri në 3 tema të ndryshme në dy kategoritë e para, dhe secila temë mund të përfshijë shumë tekste/kronika të lidhura.

Çdo fotoreporter mund të marrë pjesë me maksimum 3 foto, të cilat janë publikuar në një gazetë, portal interneti ose në një agjenci lajmesh. Në konkurs janë të pranueshme edhe fotot e publikuara në mediat e huaja, por ato duhet t’i referohen temave dhe ngjarjeve me peshë/rëndësi gazetareske që kanë shënuar vitin e kaluar (2024) në Maqedoninë e Veriut.

Konkursi është i hapur deri më 17 shkurt 2025.

Më shumë informacion rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit mund të lexoni në ueb faqen e IMM-së.