Mashtrimi me punësime
Qeveria e Kosovës javë më parë pati deklaruar se papunësia në vend është veç 4%, një gjë e tillë nuk po del të jetë edhe në raportin e fundit të publikuar nga Banka Botërore. Aty thuhet se Kosova e ka numrin më të ulët te të punësuarve. “Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, vlerësohet se
Qeveria e Kosovës javë më parë pati deklaruar se papunësia në vend është veç 4%, një gjë e tillë nuk po del të jetë edhe në raportin e fundit të publikuar nga Banka Botërore. Aty thuhet se Kosova e ka numrin më të ulët te të punësuarve.
“Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, vlerësohet se vetëm 37.1 përqind e popullsisë në moshë pune është e punësuar”, thuhet në raportin e fundit të BB, me titull “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”.
Pas këtij raporti ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se kjo shifër ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, tjetër tregues prej atij të papunësisë.
Reagime të shumta ka pasur dhe nga opozita, duke thënë se ky raport i Bankës Botërore tregon gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë e jo propaganda e partisë në pushtet.
Ish-kryetarit i OEK: Qeveria mos të krenohet por të shqetësohet për ekonominë e Kosovës
Njohësit e fushës së ekonomisë, janë deklaruar për “Front Online”, duke thënë se është shqetësuese gjendja ekonomike në vend.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se Qeveria s’duhet të krenohet por të shqetësohet për gjendjen e krijuar në ekonomi.
“Kosova ka nevojë për punësim afatgjatë, përmes stimulimeve për disa muaj nuk rritët punësimi. Qeveria s’ka arsye të krenohet për rritje ekonomike por të shqetësohet, është situatë alarmante”, ka deklaruar Gërxhaliu.
Gërxhaliu thotë se veç me rritje të konsumit nuk shtohen punësimet.
“S’mund të ketë zhvillim kur s’ka investime të huaja, tkurrje të sektorit privat me rritje të konsumit nuk rritën punësimet”, vlerësoi Gërxhaliu për “Front Online”.
Ekonomisti Raçi: Papunësia në Kosovë shumë e lartë dhe shqetësuese
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Imer Raçi në një prononcim për “Front Online” ka folur për raportin e Bankë Botërore.
Raçi ka thënë se papunësia në Kosovë është e lartë.
Largimi i qytetarëve nga vendi tregon që s’ka treg të punës, vlerëson Raçi.
“Papunësia është në nivel më të lartë se sa e paraqesin Qeveria. Lëvizja e qytetarëve në vende tjera, tregon që s’ka treg të punës edhe ai që është veç për shërbim”, u shpreh ai. Ekonomisti Raçi thotë se mungesa e të ardhurave i qon qytetarët deri tek vetëvrasjet.
“Shqetësuese papunësia, se kjo ndikon edhe në aspektin social psikik për shkak të mungesës së të ardhurave, dhe ky është një faktor që ndikon tek rritja e vetëvrasjeve se ndihën të pabarabartë në shoqëri”, deklaroi Raçi për “Front Online”.
Jakup Bellaqa: Largimi i të rinjve nga Kosova ka ulur papunësinë
Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Jakup Bellaqa thotë se raporti i Bankës Botërore, se Kosova e ka numrin më të ulët të papunësisë tregon se ikja jashtë vendit ka ndikuar në atë përqindje.
“Shifra prej 37% është një pjesë e madhe e kategorisë se punëtoreve të aftë që janë dhe punojnë në diasporë dhe ka ndikuar qe te jetë kjo përqindje”, ka thënë Bellaqa.
Ekonomisti Bellaqa tregon se si duhet zhvilluar ekonomia e Kosovës.
“Për te pasur një mërqinje ekonomike dhe sociale qe plotëson nevojat dhe kërkesat duhet rritet ekonomia mesatarisht diku 8% vjetore për disa vite dhe të ndërron statusin nga ekonomia në zhvillim në at të zhvilluar ku do të krijohet një ekonomi e shkalles, ku eksport do të ketë ma shume se import”.