Mazllum Baraliu: Gabimi i KQZ-së është moskrijimi i një plani rezervë, vonesa ndikon në besueshmërinë e qytetarit
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, është prononcuar për “Front Online” mbi problemet teknike që ka hasur KQZ në procesin e numërimit të votave pas zgjedhjeve. Ai shprehet se këto janë çështje teknike dhe nuk lidhen me vullnetin e individëve. “Këto janë çështje teknike nuk është vullnet i dikujt, krahas përgjegjësisë që kanë
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, është prononcuar për “Front Online” mbi problemet teknike që ka hasur KQZ në procesin e numërimit të votave pas zgjedhjeve.
Ai shprehet se këto janë çështje teknike dhe nuk lidhen me vullnetin e individëve.
“Këto janë çështje teknike nuk është vullnet i dikujt, krahas përgjegjësisë që kanë është edhe obligimi ligjor, morale e politike ata kanë dëshirë sa më parë të kryhet ky proces”, deklaroi ai.
Baraliu kritikoi KQZ-në për mungesën e një plani rezervë, duke thënë se teknika mund të dështojë në çdo moment, por një “plan B” ishte thelbësor për të shmangur ndikimin në besueshmërinë e qytetarëve.
“Gabim i KQZ është që s’kanë bërë plan rezervë. Teknika në një moment dështon por plani B është dashur të jetë se është çështje sensitive dhe ndikon tek besueshmëria e qytetarit. Duhet të ketë një përgjegjësi, e të gjitha shigjetat nuk drejtohet drejt KQZ se është punë teknike”, shprehet Baraliu.