LBK uron emërimin e Bernard Çobajt, Ambasador të Podgoricës në Prishtinë
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka uruar emërimin e Bernard Çobajt në pozitën e Ambasadorit të Malit të Zi në Republikën e Kosovës. Sipas LBK-së, ky emërim është një lajm i mirë dhe një tregues i qasjes pozitive dhe të hapur të Malit të Zi ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar angazhimin e tij të


Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka uruar emërimin e Bernard Çobajt në pozitën e Ambasadorit të Malit të Zi në Republikën e Kosovës.
Sipas LBK-së, ky emërim është një lajm i mirë dhe një tregues i qasjes pozitive dhe të hapur të Malit të Zi ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale.
“Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh besimin, së bashku me Ambasadorin Çobaj, se do të kontribuojmë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare, duke krijuar mundësi të reja për bizneset kosovare dhe malazeze”.
“Në këtë drejtim, Lidhja e Bizneseve të Kosovës është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë që kontribuon në zhvillimin dhe prosperitetin e dy vendeve”, u tha në letrën e urimit të LBK-së. /Klankosova.tv