Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të një gypi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”  ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer një gyp i ujit në Fushë Kosovë. Si pasojë e kësaj, një pjesë e zonës në rrugën “Nëna Tereza” në drejtim të stacionit hekurudhor ka mbetur pa ujë. Ujësjellësi i kryeqytetit ka bërë me dije se ekipet

dhjetor 20, 2025 - 11:00
 0
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të një gypi
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të një gypi

Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të një gypi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”  ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer një gyp i ujit në Fushë Kosovë.

Si pasojë e kësaj, një pjesë e zonës në rrugën “Nëna Tereza” në drejtim të stacionit hekurudhor ka mbetur pa ujë.

Ujësjellësi i kryeqytetit ka bërë me dije se ekipet teknike të saj ndodhen në teren dhe po punojnë për ta sanuar problemin.

“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë konsumatorëve të prekur nga kjo ndërprerje e përkohshme”, thuhet në njoftim,