Mbi 64 milionë euro janë mbledhur në pagesat rrugore në Maqedoninë e Veriut
Nga janari deri më 20 dhjetor të këtij viti është realizuar përfitim total nga pikat pagesore, shitja dhe mbushja e pajisjeve elektronike, mbushje përmes ueb portalit si dhe nga pagesat në pikë pagesat rrugore përmes projektit Ballkani i Hapur në lartësi prej 3.981.392.760 denarë ose 64.738.094 euro, informojnë për MIA-n nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore […]
Nga janari deri më 20 dhjetor të këtij viti është realizuar përfitim total nga pikat pagesore, shitja dhe mbushja e pajisjeve elektronike, mbushje përmes ueb portalit si dhe nga pagesat në pikë pagesat rrugore përmes projektit Ballkani i Hapur në lartësi prej 3.981.392.760 denarë ose 64.738.094 euro, informojnë për MIA-n nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore (NPRrSH).
Pjesëmarrja e pagesës elektronike është rreth 33 për qind.
“Angazhimi ynë është që të rrisim këtë përqindje dhe t’i edukojmë qytetarët për përfitimet e përdorimit të pagesës elektronike, që do të zvogëlonte ndjeshëm kohën e pritjes në pikat e pagesës për pagesën me para të gatshme dhe do të siguronte qarkullim të qetë pa vonesa të mëdha”, deklaroi Koce Trajanovski, drejtor i NPRrSH-së.
Nga fillimi i pagesës elektronike më 3 korrik 2019 deri më 20 dhjetor 2024, janë shitur gjithsej 242.080 pajisje elektronike, nga të cilat 203.828 kartela M-smart dhe 38.252 pajisje M-tag. Për atë periudhë janë bërë gjithsej 1.842.224 mbushje individuale të pajisjeve elektronike në shuma të ndryshme, ndërsa shuma e përgjithshme për mbushje deri më tani është 3.509.815.300 denarë.
“Plani ynë është ambicioz në drejtim të rritjes së përqindjes së pagesës elektronike dhe rritjes së fluksit të automjeteve në pikat e pagesës dhe mund të jetë herët për të folur, por si fillim po bëjmë përpjekje që kartelat M-smart t’i bëjmë më të kapshëm për drejtuesit e automjeteve, pra, ata mund t’i afrojnë më pranë vendbanimit të tyre, jo siç është aktualisht vetëm në stacionet e pagesës dhe këtu në NPRrSH. Por më konkretisht për këtë do të flasim kur të shohim se ka mundësi për realizimin e kësaj ideje”, thotë Trajanovski.
Ndryshe, në mënyrë që t’i ikin pikë-pagesës rrugore prej 60 denarëve në Milladinovc e cila për qytetarët e Kumanovës është e lartë, ata kalojnë nëpër rrugën rajonale nga fshati Rramanli e cila është shumë e dëmtuar me plot gropa. Kumanovarët kërkojnë ose uljen e çmimit të pagesave rrugore ose të rregullohet rruga rajonale. Megjithatë, nga ana e autoriteteve nuk ka shpresë se kërkesat e tyre do të zgjidhen.
Ndryshe, drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugët shtetërore, Koce Trajanovski, ka sqaruar që në muajin gusht për herë të parë janë grumbulluar mbi 7.8 milionë euro nga pagesat rrugore. Në korrik në Maqedoninë e Veriut për 260 mijë euro ishte rritur grumbullimi te pagesat rrugore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërmarrja Publike “Rrugët shtetërore” më herë kishte raportuar që në vitin 2020 nga mjetet e grumbulluara në bazë të taksave rrugore janë realizuar të ardhura totale në vlerë prej 34 milionë euro, në vitin 2021 mbi 46 milionë euro, në vitin 2022 shuma është mbi 53 milionë euro, ndërsa viti 2023 u përmbyll me 62 milionë euro.
- LEXO: Kumanovarët detyrohen të kalojnë nëpër rrugë të shkatërruar për t’i ikur pikë-pagesës për në Shkup e cila është e shtrenjtë
- LEXO: Për 16 milionë denarë është rritur qarkullimi te pagesat rrugore, Mickoski deklaroi që vjet këto nuk ishin futur në arkën e shtetit
- LEXO: RMV, shumë rekorde prej 62 milionë eurosh janë arkëtuar këtë vit nga pikëpagesat rrugore (Infografik)