VLEN-i do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me lista dhe kandidatë të përbashkët, paralajmëroi Mexhiti

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar se koalicioni VLEN do të paraqitet i bashkuar në zgjedhjet lokale të ardhshme. Në intervistën e fundvitit për emisionin “Programi 200” në Alsat-M, Mexhiti theksoi se përkundër disa mospajtimeve, grupimi është unik dhe do të ketë lista dhe kandidat të përbashkët, raporton MIA. “Në […]

dhjetor 31, 2024 - 20:00
 0  8
VLEN-i do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me lista dhe kandidatë të përbashkët, paralajmëroi Mexhiti
Koalicioni VLEN, foto nga Faton Curri, Portalb.mk

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar se koalicioni VLEN do të paraqitet i bashkuar në zgjedhjet lokale të ardhshme. Në intervistën e fundvitit për emisionin “Programi 200” në Alsat-M, Mexhiti theksoi se përkundër disa mospajtimeve, grupimi është unik dhe do të ketë lista dhe kandidat të përbashkët, raporton MIA.

“Në zgjedhje lokale, VLEN do të jetë unik, do të dalin me lista të përbashkëta, me kandidat të përbashkët,” deklaroi Mexhiti, duke e vënë theksin te uniteti brenda grupimit.

Ai shtoi se përplasjet brenda VLEN-it janë në kuadër të normales dhe nuk krahasohen me tensionet që kanë ndodhur më parë brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

“Duke u nis nga përvoja, mund ta them se përplasjet që kanë qenë brenda BDI-së kanë qenë shumë të ashpra, shumë të thelluara, më të rënda se sa fërkimet që janë brenda VLEN-it, të cilat janë në kuadër të normales,” u shpreh Mexhiti.

Ata kanë publikuar një videomesazh ku kanë theksuar rëndësinë e bashkimit të opozitës në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Në fund të muajit gusht, kryetari i Tetovës dhe Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kishte paralajmëruar që partitë e Koalicionit VLEN do të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale të ardhshme. Në VLEN bëjnë pjesë Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, Alternativa e Zeqirija Ibrahimit, Lëvizja Besa e Bilall Kasamit dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit. Ky i fundit në fund të tetorit kishte sqaruar që VLEN në zgjedhje lokale do të garojmë së bashku, por akoma kishte debat nëse do të ketë edhe unifikim të listave të kandidatëve.

Ky koalicion pas zgjedhjeve të majit, ku mori 14 deputetë, filloi strukturimin dhe formimin e organeve, duke mos anashkaluar edhe mundësinë e shkrirjes në një subjekt politik. Më 14 korrik, në Shkup u takuan udhëheqësit e koalicionit VLEN për të shpalosur Trupin koordinues politik të VLEN-it.