U promovua Strategjia e re për arsimin e të rriturve në RMV 2025-2030

Sot u promovua Strategjia e re për arsimin e të rriturve në Maqedoninë e Veriut për periudhën 2025-2023, e përgatitur  në kuadër të projektit të Qendrës për Arsimin e të Rriturve, financuar nga Bashkimi Evropian, transmeton Portalb.mk. Ministrja e Arsimit dhe Shlencës, Vesna Janevska theksoi se koncepti i të mësuarit të përjetshëm është jashtëzakonisht i […]

Prill 11, 2025 - 09:00
 0  6
U promovua Strategjia e re për arsimin e të rriturve në RMV 2025-2030
Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)

Sot u promovua Strategjia e re për arsimin e të rriturve në Maqedoninë e Veriut për periudhën 2025-2023, e përgatitur  në kuadër të projektit të Qendrës për Arsimin e të Rriturve, financuar nga Bashkimi Evropian, transmeton Portalb.mk.

Ministrja e Arsimit dhe Shlencës, Vesna Janevska theksoi se koncepti i të mësuarit të përjetshëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm përballë ndryshimeve të mëdha në tregun e punës, sfidave të rëndësishme demografike dhe zhvillimit të shpejtë teknologjik. 

“Është e qartë se pa fuqi punëtore të trajnuar dhe fleksibël në mënyrë adekuate, të gatshme për të përdorur teknologjitë e reja, nuk mund të bëjmë kërcimin ekonomik që na nevojitet”, theksoi  Janevska.

Në sistemin e arsimit të të rriturve, përveç Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës për Arsim të të Rriturve, janë të përfshirë edhe organizata të tjera qeveritare dhe joqeveritare ndërsa  me mbështetjen ndërkombëtare është e mundësuar  të përmirësohet cilësia dhe të zgjerohet shtrirja e grupeve vulnerabël, që janë  synim i rëndësishëm drejt të cilit synohet arsimi i të rriturve.

“Ky sistem, së bashku me Ligjin për Arsimin e të Rriturve të miratuar së fundmi, krijon bazë të fortë për zhvillimin e programeve të aksesueshme dhe përkatëse, të përshtatura për nevojat e individëve dhe kompanive, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e tyre. Ju rikujtoj se ligji i ri u miratua në fund të vitit 2024, dhe me këtë për herë të parë u rregullua  vlefshmëria e arsimit joformal dhe të mësuarit me përvojë, avancohet procesi i verifikimit të programeve speciale të arsimit të të rriturve ndërsa akreditimi i institucioneve dhe  drejtorive të arsimit të të rriturve po thjeshtëzohet dhe kalohet tërësisht në kompetencë të Qendrës”, shtoi  ministrja.

Janevska mes tjerash theksoi se statistikat thonë se 25% e popullsisë në Maqedoni nga mosha 25 deri në 64 vjeç është e përfshirë në aktivitete arsimore dhe trajnuese, ajo bëri thirrje që kjo të ndryshohet dhe të arrihet mesataren evropiane rreth 47%.