Rikthehen grushtat në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut

Pasditen e sotme ka pasur tensione në Kuevdnin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Deputeti, njëherë edhe kryetar i “Levica”, Dimitar Apasiev është kapur fizikisht me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar The post Rikthehen grushtat në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 21, 2024 - 20:00
 0  6
Rikthehen grushtat në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut

Pasditen e sotme ka pasur tensione në Kuevdnin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Deputeti, njëherë edhe kryetar i “Levica”, Dimitar Apasiev është kapur fizikisht me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Veljanovski, i cili më pas iu drejtua deputetit të Levicës, Borislav Krmov.

Rrjedha e ngjarjes:

Përplasja ndodhi mes kreut të të Majtës, Dimitar Apasiev dhe disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Debati paraprakisht zhvillohej për atë nëse deputeti i Të Majtës, Rexhep Ismail, pa paralajmërim, mund t’i parashtrojë kryeministrit Mickoski pyetje, edhe pse nuk kishte paralajmëruar se kishte pyetje për kryeministrin.

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka dhënë pushim për të qetësuar situatën.

“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së

Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat verbal me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev, e më pas i ka hedhur kufjet dhe ka tentuar ta konfrontojë fizikisht.

Apasiev i bërtiti Jovançevit që të mos përmendte më familjen e tij dhe ta shaj me motër. Ka ndërhyrë edhe sigurimi parlamentar.

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka dhënë pushim për të qetësuar situatën.

The post Rikthehen grushtat në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .