Mbledhja e Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj rendit disa nga projektet e reja infrastrukturore të përfshira në buxhetin 2025
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar ditën e sotme disa nga projektet që do të jenë në fokus të buxhetit të vitit 2025. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj u shpreh se në fokus do të jenë projektet infrastrukturore. Gjithashtu, Veliaj renditi disa prej blloqeve të banimit ku […]
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar ditën e sotme disa nga projektet që do të jenë në fokus të buxhetit të vitit 2025.
Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj u shpreh se në fokus do të jenë projektet infrastrukturore.
Gjithashtu, Veliaj renditi disa prej blloqeve të banimit ku do të ketë ndërhyrje në kryeqytet gjatë vitit të ardhshëm.
“Do të vijojmë me punën për konceptin e 100 lagjeve. Kemi rehabilituar rreth 75 lagje në kryeqytet, kemi edhe rreth 25 ndërhyrje të ngjashme për cilësi, urbanitet dhe hijeshi. Blloku që kufizohet nga rrugët Ali Shefqeti – Aleksander Konda – Ramazan Gaxheri-Feim Ibrahimi; Do kemi ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët “Ibrahim Rrugova” – “Nikolla Tupe” – “Sami Frashëri” – “Brigada VII” (në kuadër të “ëALK21”); Do ndërhyjmë në bllokun që kufizohet nga rrugët “Endri Keko” – “Sadik Petrela” – “Xhanfize Keko” – “Nikolla Zoraqi”, Do rikonstruktojmë rrugën, Pjetër Budi, rrugën “Skender Luarasi”, rrugën “Liqeni i Thatë”, Parkun Memorial i Varrezave të Dëshmorëve Tiranë, si dhe ndërtimin e Unazës Mustafakoc-Veski-Kocaj, dhe asfaltimin e Unazës që lidh 5 fshatra”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se Bashkia Tiranë ka në fokus edhe ndërtimin e hapësirave të reja për varreza publike.
“Do bëjmë ndriçimin e qytetit me LED dhe SMART, kryesisht në rrugë, sheshe publike dhe infrastruktura kryesore. Gjithashtu do implementojmë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha objektet publike. Të tilla si; rampa, sinjalizues tokësor dhe zanor, tualete specifike, legjenda të posaçme për të verbër, etj. Si dhe do ndërtojmë korsitë e dedikuara për autobus në disa akse rrugore, zgjidhja e nyjes së Kasharit dhe rehabilitimi i stacioneve të autobuzave në zonën qendrore. Brenda vitit fillon konkretizimi në stacione i brendit “Urbani” dhe hartën e autobusëve për të identifikuar itineraret në 137 ndalesat e autobusëve – një standard i çdo qyteti europian dhe imazh dinjitoz i këtij shërbimi. Gjithashtu në qoftë se dëshiron të marrësh një licencë për të ofruar shërbimin e taksisë, nuk pret në radhë kur taksia është elektrike. Çdo vit shtojmë numrin e mjeteve të transportit të gjelbër, dhe për vitin që vjen mendohet krijimi i një stacioni të ri për karikimin e automjeteve elektrike me Ambiente Rekreative”, përfundoi Veliaj.