Donald Trump: Kanada të bëhet shteti i 51-të i ShBA-ve

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të shumta me deklaratat e fundit lidhur me një mundësi të pazakontë: bashkimin e Kanadasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shteti i 51-të. Në një mesazh të publikuar në platformën Truth Social, 78-vjeçari ka ngritur një çështje ekonomike dhe strategjike që, sipas tij, meriton […] The post Donald Trump: Kanada të bëhet shteti i 51-të i ShBA-ve appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 19, 2024 - 00:00
 0  10
Donald Trump: Kanada të bëhet shteti i 51-të i ShBA-ve

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të shumta me deklaratat e fundit lidhur me një mundësi të pazakontë: bashkimin e Kanadasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shteti i 51-të.

Në një mesazh të publikuar në platformën Truth Social, 78-vjeçari ka ngritur një çështje ekonomike dhe strategjike që, sipas tij, meriton vëmendje serioze.

“Askush nuk mund të përgjigjet pse ne subvencionojmë Kanadanë me mbi 100 milionë dollarë në vit? Nuk ka kuptim! Shumë kanadezë duan që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të. Ata do të kursenin shumë në taksa dhe mbrojtje ushtarake. Mendoj se është një ide e shkëlqyer. Shteti i 51-të!!!”, ka shkruar Trump në platformën e tij, duke sugjeruar se ky ndryshim do t’i sillte përfitime ekonomisë amerikane, por edhe asaj kanadeze.

Kjo deklaratë ka nxitur një debat të ashpër në të dy anët e kufirit. Mbështetësit e idesë argumentojnë se integrimi i Kanadasë në SHBA do të ulte ndjeshëm shpenzimet ushtarake për kanadezët dhe do të krijonte mundësi të reja ekonomike për të dyja vendet. Sipas tyre, një bashkim i tillë mund të forconte pozicionin strategjik dhe politik të rajonit në arenën globale.

Nga ana tjetër, kritikët e kësaj ideje e kanë quajtur atë jorealiste dhe kundër kulturës dhe identitetit kombëtar të Kanadasë. Politikanët dhe qytetarët kanadezë që kundërshtojnë këtë ide theksojnë se Kanadaja ka një histori të gjatë të pavarësisë dhe një sistem politik, kulturor dhe social krejtësisht të veçantë nga ai amerikan.

Ndërkohë, analistët politikë mendojnë se kjo deklaratë e Trumpit mund të jetë më shumë një provokim për të tërhequr vëmendjen, sesa një plan i mirëfilltë politik. Përfshirja e Kanadasë si një shtet i ri në SHBA do të kërkonte procese të ndërlikuara juridike, referendume dhe negociata të gjata, të cilat shumë ekspertë i konsiderojnë të pamundura.

Megjithatë, deklarata e presidentit të ri ka hapur një kapitull të ri diskutimesh për marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje dhe për ndikimin ekonomik që kanë njëri mbi tjetrin.

A do të mbetet kjo ide vetëm një retorikë e politikës amerikane, apo do të sjellë ndryshime konkrete? Koha do ta tregojë.

The post Donald Trump: Kanada të bëhet shteti i 51-të i ShBA-ve appeared first on InfoShqip.com.