Mbledhje komemorative në nderim të Hazbi Topojanit
Në ambientet e komunës së Çairit u mbajt një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit të ndjerë Hazbi Topojani (1974–2026), në bashkëpunim me Komuna e Çairit. Në këtë ceremoni morën The post Mbledhje komemorative në nderim të Hazbi Topojanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në ambientet e komunës së Çairit u mbajt një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit të ndjerë Hazbi Topojani (1974–2026), në bashkëpunim me Komuna e Çairit. Në këtë ceremoni morën pjesë familjarë, kolegë, miq dhe përfaqësues institucionalë, të cilët kujtuan jetën dhe kontributin e tij në arsim.
Drejtoresha e shkollës, Esma Fazlija, vlerësoi lart përkushtimin dhe rolin e tij si edukator, ndërsa kolegu Xhelal Ramadani ndau kujtime personale nga bashkëpunimi me të ndjerin.
Nga ana tjetër, Mjellma Gashi, përfaqësuese e Departamentit të Arsimit në Komunën e Çairit, theksoi angazhimin e tij institucional ndër vite, duke veçuar edhe drejtimin e Shkollës për të rritur “Anton Semejnoviq Makarenko”.
Fjalë rasti mbajti edhe Bekim Sali, Zëvendëskryeministër i parë, i cili e cilësoi Topojanin si një figurë të përkushtuar dhe të respektuar në shoqëri.
Në fund, me emocione të veçanta, disa fjalë për babain e tij ndau edhe djali i të ndjerit, Ermal Topojani.
Të pranishmit e përmbyllën ceremoninë me nderime dhe respekt, duke theksuar se kujtimi për Hazbi Topojanin do të mbetet i përjetshëm. Gazeta Flaka
The post Mbledhje komemorative në nderim të Hazbi Topojanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .