Mblidhet Bordi i AKP’së, diskuton për Grand Hotelin
Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit është mbledhur sot, ku ndër të tjera ka diskutuar edhe për Grand Hotel. Në njoftimin e lëshuar nga AKP thuhet se Bordi u informua lidhur me gjendjen e kërkesave kreditore me këtë ndërmarrje shoqërore, shkruan Reporteri.net. “Veç këtyre Bordi shqyrtoi dhe miratoi një numër kërkesash për qiradhënie direkte të
Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit është mbledhur sot, ku ndër të tjera ka diskutuar edhe për Grand Hotel.
Në njoftimin e lëshuar nga AKP thuhet se Bordi u informua lidhur me gjendjen e kërkesave kreditore me këtë ndërmarrje shoqërore, shkruan Reporteri.net.
“Veç këtyre Bordi shqyrtoi dhe miratoi një numër kërkesash për qiradhënie direkte të aseteve në ndërmarrjeve shoqërore. Për më tepër Bordi u informua lidhur me gjendjen e kërkesave kreditore lidhur me NSh Grand Hotel. Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes për Nsh IGK Ballkani dhe NSh Ramiz Sadiku”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar para dy ditësh se Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve ka marrë vendim përmes së cilit e obligon Qeverinë e Kosovës që t’ia kthejë kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, mjetet monetare që ia kishte dhënë AKP’së në emër të privatizimit.
Mirëpo, ka sqaruar se ky hotel do të mbetet në pronësi të Republikës së Kosovës.
“Republika e Kosovës, sipas Vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve, ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin. E vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit. Edhe pse ai nuk ishte palë në procedurë, AKP kishte pranuar mjetet e tij. Këto tani ne detyrohemi t’i kthejmë. Për shkak të hajnisë 20 vjeçare nëpër institucione shtetërore, paguajmë pasoja ende. Por këto janë të fundit. Pronësinë mbi pronën publike nuk ia lejojmë askujt. Prandaj Grandi mbetet i Kosovës e i qytetarëve të saj”, ka shkruar Haxhiu.
Komunikata e plotë e AKP’së:
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera u informua lidhur me progresin mujor të punës së Agjencisë.
Në këtë takim Bordi i Drejtorëve u informua dhe i shqyrtoi raportet rekomanduese të divizionit të shitjeve direkte (10 aprovime dhe 1 refuzim) si dhe raportet përfundimtare të divizionit të shitjeve direkte (5 aprovime). Po ashtu në këtë drejtim Bordi morri vendim për klasifikim dhe kategorizim të pronës sipas shfrytëzimit aktual për 56 raste për të cilat veçse është iniciuar shitja direkte.
Këtu Bordi i Drejtorëve e shqyrtoi dhe miratoi planin vjetor 2024 të punës së Divizionit për Auditim të Brendshëm si dhe Raportin me rekomandime të Komisionit të Banesave (6 refuzime). Veç këtyre Bordi shqyrtoi dhe miratoi një numër kërkesash për qiradhënie direkte të aseteve në ndërmarrjeve shoqërore.
Për më tepër Bordi u informua lidhur me gjendjen e kërkesave kreditore lidhur me NSh Grand Hotel. Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes për Nsh IGK Ballkani dhe NSh Ramiz Sadiku.
Bordi po ashtu në këtë mbledhje pas procesit të konkursit publik, morri vendim për emërimin e anëtarëve të Bordit të Përkohshëm të NSh Inex Sharr Planina Brezovicë.
Në vazhdim Bordi Aprovoi dy vendime për bartjen e pronës te institucionet shtetërore dhe publike si në vijim:
Dhënie e pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të pronave të paluajtshme, parcelat kadastrale nr.2313-0, 2314-0, 2315-1 dhe 2775-1 me sipërfaqe të përgjithshme prej 99,507 m² ZK Suharekë, Suharekë dhe investimeve, pjesëve aksesore, druaj të ndryshëm pyjor dhe frutor në parcelat kadastrale nr.2307-2, nr.2313-0, 2314-0, 2315-1 dhe 2775-1 ZK Suharekë, prona të PRZ014 NSh IGK Ballkani – Njësia Damper, Suharekë për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shpronësim me numër nr. 02/207 të datës 30 maj 2024.
Si dhe aprovoi propozimin për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të pronave të paluajtshme, parcelat kadastrale nr: 25-, 23-3, 23-4, 23-2, 48-1, , dhe 48-2 ZK Fushë Kosovë, prona të NSh KB “Bujqësia” PRN009 të cilat preken për realizimin e Projektit: “Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik” për nevoja të Koroporatës Energjetike të Kosovës (KEK-Sh.A) bazuar në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 15/148 të datës 29 qershor 2023 dhe sipas vlerësimit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.