Kurti pushon pak nga fushtata me piskamë: Udhëton për në forumin e Davosit

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Zyra e Kryeministrit tha se në Davos do të nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s (Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë). “Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç

Jan 21, 2025 - 19:00
 0  4
Kurti pushon pak nga fushtata me piskamë: Udhëton për në forumin e Davosit
kurti-pushon-pak-nga-fushtata-me-piskame:-udheton-per-ne-forumin-e-davosit

kurti-pushon-pak-nga-fushtata-me-piskame:-udheton-per-ne-forumin-e-davosit

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Zyra e Kryeministrit tha se në Davos do të nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s (Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë).

“Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n. Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet vendit tonë dhe Norvegjisë, Zvicrës, Lihtenshtajnit dhe Islandës si shtete anëtare të EFTA-s”.

Gjatë qëndrimit atje,  ZKM tha se Kurti gjithashtu “do të ketë takime me përfaqësues shtetërorë të vendeve mike e partnere dhe me investitorë potencialë, si dhe do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me titull “Demokracitë e qëndrueshme në një epokë të ndryshimit” dhe panelin “Inteligjenca Artificiale për Njerëzimin: inovacioni etik në epokën e Inteligjencës”.

Të dy këto panele do të mbahen në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova) në Davos e cila është hapur për herë të parë.

Në Forumin Ekonomik në Davos marrin pjesë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.