Më 4 mars skadon afati për regjistrimin e diasporës, PS: Të shtyhet afati për ata që janë refuzuar, dhe jo për ata që …
Kur na ndajnë edhe pak orë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e diasporës në platformën PER për zgjedhjet e 11 majit, edhe Partia Sociale ka rënë dakort për shtyrjen e afatit. Partia Socialiste thekson se kjo masë shtyrjeje të zbatohet për aplikantët të cilëve u është refuzuar aplikimi dhe jo për ata që nuk […]

Kur na ndajnë edhe pak orë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e diasporës në platformën PER për zgjedhjet e 11 majit, edhe Partia Sociale ka rënë dakort për shtyrjen e afatit.
Partia Socialiste thekson se kjo masë shtyrjeje të zbatohet për aplikantët të cilëve u është refuzuar aplikimi dhe jo për ata që nuk e kanë aktualisht një llogari të hapur në sistemin PER.
Edhe Komisioneri, Ilirjan Celibashi bëri me dije se i ka propozuar dy forcave kryesore politike që, të paktën për 42 mijë zgjedhësit të cilëve u është refuzuar kërkesa, të konsiderohet mundësia që KQZ të ketë disa ditë shtesë për të asistuar në një proces riaplikimi.
“Duke marrë në konsideratë faktin se këta shtetas i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së KQZ për regjistrim; e kanë shprehur vullnetin e qartë brenda afatit të deklaruar; janë në një numër të konsiderueshëm (42,000); kanë aktualisht një llogari të hapur në sistem dhe u është njohur e drejta e riaplikimit pavarësisht të qenit të refuzuar; shtyrja me disa ditë e afatit mund tu krijojë atyre shansin e fundit për të korrigjuar mangësitë dhe konfirmuar regjistrimin.
Partia Socialiste thekson se kjo masë shtyrjeje nuk ka arsye të zbatohet për aplikantë të tjerë jashtë kësaj kategorie, të cilët nuk e kanë aktualisht një llogari të hapur në sistemin PER.
Falë angazhimit të KQZ-së por dhe forcave politike me fushatën e gjërë të informimit, vlerësojmë se ka qenë koha e mjaftueshme që çdo shtetas i interesuar të bëhej pjesë e procesit brenda datës 4 Mars.
Çdo shtyrje afati për kategorinë e aplikantëve që deri më tani nuk kanë shfaqur interes do të mund të konsiderohej sërish e pamjaftueshme dhe do të rrëzonte vet logjikën e afateve në një proces të tillë. Ndërkohë, dhënia e kohës shtesë për ata aplikantë që janë të refuzuar në sistem, do ti shërbente shterimit të të gjitha mundësive që vullneti i tyre për tu bërë pjesë e procesit të mos shkonte dëm”, thuhet ne reagimin e perfaqesueses se PS ne KQZ.