Arrinë pranvera, mot kryesisht me diell dhe temperatura deri në 20 gradë Celsius përgjatë javës
Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të ngrohta ajrore, të cilat pritet të shtrihen gradualisht. Megjithatë, masat e ftohta që depërtuan të dielën do të sjellin temperatura negative në orët e mëngjesit në fillim të javës. Të hënën priten vranësira dhe intervale me


Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të ngrohta ajrore, të cilat pritet të shtrihen gradualisht.
Megjithatë, masat e ftohta që depërtuan të dielën do të sjellin temperatura negative në orët e mëngjesit në fillim të javës.
Të hënën priten vranësira dhe intervale me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite vranësirat do të shpërndahen.
Nga e marta e deri në fundjavë, pritet mot kryesisht me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të rriten gradualisht, me një ngritje më të ndjeshme nga mesi i javës.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme gjatë ditës së sotme, me shpejtësi nga 15 deri në 46 km/h.
Temperaturat minimale do të variojnë nga -4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 20°C. /MeteoKosova/