Primaret në PD/ Pritet rezultati për qarkun e Tiranës, Tabaku dhe Alimehmeti ndër më të votuarit
Partia Demokratike nuk publikon rezultatin e primareve në Tiranë të mbajtura ditën e shtunë, ku anëtarët e qarkut kanë zgjedhur mes 82 kandidatëve. Jo zyrtarisht, burime për Opinion.al bëjnë me dije se Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë ndër më të votuarit. Mes më të votuarve është edhe Hysen Kadiu ish-kreu i degës së Kavajës. “Të […]

Partia Demokratike nuk publikon rezultatin e primareve në Tiranë të mbajtura ditën e shtunë, ku anëtarët e qarkut kanë zgjedhur mes 82 kandidatëve.
Jo zyrtarisht, burime për Opinion.al bëjnë me dije se Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë ndër më të votuarit. Mes më të votuarve është edhe Hysen Kadiu ish-kreu i degës së Kavajës.
“Të nderuar demokratë të Qarkut të Tiranës, Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që treguat në këto primare. Vota juaj më nxori të parin me rezultatin më të lartë, në këtë qark dhe për këtë jam thellësisht mirënjohës.
Një falënderim i veçantë shkon për Kavajën, që dha një mesazh të qartë me pjesëmarrjen e saj të lartë në këto primare dhe mbështetjen e fortë e të palëkundur për PD dhe kryetarin Sali Berisha. Angazhimi juaj është forca ime për të vazhduar këtë rrugëtim me vendosmëri dhe përkushtim. Ky është vetëm fillimi i një sfide të madhe. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë! Faleminderit nga zemra”, shkruan Kadiu.
Procesi i numërimit ka zgjatur deri rreth orës 9 te mëngjesit te sotëm, ndërsa aktualisht është bere një pauze për tu rikthyer pas mesditës për të mbledhur votat e secilit kandidat për 20 kutitë e qarkut dhe për t’i hedhur në proces verbal.
Kandidatët më të votuar në Tiranë:
1-Hysen Kadiu
2-Klevis Balliu
3-Grigels Muçollari
4-Ilir Alimehmeti
5-Jorida Tabaku