Memedi: Foshnja shtatë muajshe tashmë e ndjerë, ishte në gjendje të mirë shëndetësore
Drejtori i Klinikës së Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, sot në një prononcim për gazetarët ka thënë se specialistët e tyre dhe specialistët e Klinikës Infektive kanë konfirmuar se foshnja shtatë muajshe e cila ndërroi jetë ditë më parë, ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai tha se stafi profesional mjekësorë është përkujdesur për […]
Drejtori i Klinikës së Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, sot në një prononcim për gazetarët ka thënë se specialistët e tyre dhe specialistët e Klinikës Infektive kanë konfirmuar se foshnja shtatë muajshe e cila ndërroi jetë ditë më parë, ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai tha se stafi profesional mjekësorë është përkujdesur për trajtim të plotë mjekësor.
” Të gjithë fëmijët kanë kujdesin e plotë, profesional, mjekësor, dhe fatkeqësisht fëmija i vdekur i cili është përkujdesur që nga dita e parë ka marrë trajtimin e plotë, por fatkeqësisht dihet se jo gjithmonë arrijmë të shpëtojmë jetën e të gjithë fëmijëve. Mbikëqyrje të ekspertëve do të ketë, por sipas njohurive tona, dhe atë ditë u bë një ekzaminim nga specialistët tanë dhe nga specialistët e klinikës për sëmundjet infektive, u konstatua se foshnja ishte në gjendje të mirë të përgjithshme”, tha Memedi.
Për këtë rast, nga LSDM dhe BDI kërkuan dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit, pasi sipas të dhënave që ata i cituan, 20 foshnje kanë ndërruar jetë për gjashtë muaj.