Memishi pret në takim zv/ministren Sadiku: Mbetemi të përkushtuar për të rritur investimet në sport
Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka pritur sot në një takim zyrtar zv/ministren e sportit, znj. Safije Sadiku, ku gjatë takimit u zhvilluan një diskutim i frytshëm lidhur me projektet aktuale dhe ato të planifikuara në komunë, me fokus të veçantë në avancimin e infrastrukturës sportive dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e […]
Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka pritur sot në një takim zyrtar zv/ministren e sportit, znj. Safije Sadiku, ku gjatë takimit u zhvilluan një diskutim i frytshëm lidhur me projektet aktuale dhe ato të planifikuara në komunë, me fokus të veçantë në avancimin e infrastrukturës sportive dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional si një faktor kyç për realizimin e projekteve konkrete që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Kryetari Memishi ritheksoi përkushtimin e komunës për të rritur investimet në sport dhe për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë, duke e konsideruar sportin si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit shoqëror dhe promovimit të vlerave pozitive.