Menaxhimi me mbetjet tekstile në RMV kërkon qasje sistematike dhe ndryshim të shprehive

“Mbetjet e tekstilit krijohen me shpejtësi dispropocionale në krahasim me gjetjen e zgjidhjeve për të, ndërsa ne nuk i ndryshojmë shprehitë që ta bëjmë presionin e nevojshëm ndaj prodhuesve të tekstilit. E kuptoj se, nevojitej shumë kohë që të përballemi me përgjegjësinë tonë ndaj mbetjeve nga paketimi dhe mbetjet ekektronike dhe elektrike, por kam përshtypjen […]

Jan 15, 2025 - 08:00
 0  10
Menaxhimi me mbetjet tekstile në RMV kërkon qasje sistematike dhe ndryshim të shprehive
Mbeturina tekstile. Foto: Radio Mof

“Mbetjet e tekstilit krijohen me shpejtësi dispropocionale në krahasim me gjetjen e zgjidhjeve për të, ndërsa ne nuk i ndryshojmë shprehitë që ta bëjmë presionin e nevojshëm ndaj prodhuesve të tekstilit. E kuptoj se, nevojitej shumë kohë që të përballemi me përgjegjësinë tonë ndaj mbetjeve nga paketimi dhe mbetjet ekektronike dhe elektrike, por kam përshtypjen se, këtë herë nuk e kuptojmë sasinë dhe peshën e problemit me mbetjet e tekstilit”, raporton Radio Mof.

Kështu mendon Biljana Dukovska nga Platforma Maqedonase Kundër Varfërisë (PMKV). Ajo beson se tashmë kemi njohuritë që duhet të na ndihmojnë për të përballuar këtë sfidë, por mendon se ekziston vetëm një grup i vogël qytetarësh të shqetësuar dhe një indiferencë e madhe te të tjerët, të cilët mendojnë se ka probleme më të mëdha botërore.

“Prodhimi i tekstilit konsumon sasi të mëdha resursesh ujë dhe energji, por edhe shumë kimikate. Kur mbetjet tekstile përfundojnë në deponi, ose digjen, ato lëshojnë avuj toksikë dhe kancerogjenë që ndikojnë drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit dhe tokës. Dua të theksoj se ndotësi më i madh është industria e modës, e cila me ‘modën e shpejtë’, që do të thotë ndryshime të shpeshta në dizajne, cilësi të keqe dhe çmime të ulëta, është në fakt nxitësja e konsumerizmit dhe prodhuesja e mbetjeve tekstile“, shpjegon Dukovska.

Sipas saj, nga aspekti kulturoror dëshirojmë të kemi shumë rroba, të lidhura me nevojën për të pasur të ndryshme dhe të re, sepse përmes kësaj definohet statusi shoqëror. Dhe kjo, thotë ajo, na çon drejt tejkonsumimit.

“Shpesh kam mundësinë të dëgjoj dëshmi lidhur me shpenzimet për jetesë dhe si mbahet me një buxhet shumë të kufizuar, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel europian. Në këto biseda, pa përjashtim, tek ne përmendet veshmbathja, në kuptimin se, nëse nuk ka para për gjithçka, e para që ndalon është blerja e rrobave të reja, ose shkohet në ‘second hand’, ose kërkohen dhurata – ndonjëherë bëhet fjalë edhe për shkëmbim rrobash. Në vendet e tjera, një shpenzim i tillë nuk përmendet fare mes prioriteteve”, thekson aktivistja, duke shtuar se për ta ndryshuar këtë, duhet të punojmë pak më shumë në rritjen e vetëdijes për nevojat dhe zgjedhjet tona dhe të krijojmë një narrativ të ri për përdorimin e tekstilit.

Dyqanet për rroba të përdorura janë një koncept i cili duhet të zgjasë jetëgjatësinë e përdorimit të rrobave, përmes ndryshimit të pronësisë së pjesëve dhe duhet të nxisë vetëdijen për proceset dhe mbrojtjen e mjedisit, përveç reduktimit të mbetjeve tekstile, thekson Dukovska.

“Për fat të keq, te ne ato e përforcuan konsumimin e tekstilit, sepse ofruan një alternativë më të lirë për zakonet konsumiste dhe rritën sasinë e mbetjeve të krijuara për çdo individ. Është mirë që i kemi, por ato duhet të mbështeten me edukim shtesë për rëndësinë dhe vlerën e tyre“, vlerëson ajo.

Sipas saj, toka do të vazhdojë të rrotullohet dhe pa zakonet tona irracionale konsumiste, madje do të jetë më mirë sepse nuk do të jetë e ngarkuar me mbetje shtesë.

“Nëse çdo i treti person në planet rinovon gardërobën me një copë rrobe, atëherë do të kemi potencialisht 2.8 miliardë copë mbetje”, është decide Dukovska.

Përkrah kësaj, blejmë tekstil i cili veç më është refuzuar nga Evropa Perëndimore, thekson Aleksandra Spasevska nga Revolucioni i modës”.

“Ato rroba shpesh blihet për një qëllim të caktuar, zakonisht për një ‘rast të veçantë’ dhe vishet një herë ose aspak para se të përfundojë në fund të garderobës, pastaj në një çantë për dhurata ose në plehra. Të mos flasim për sasinë e madhe të rrobave që porositen gjithnjë e më shpesh online dhe nuk vishen fare, sepse janë blerë në një moment të disponimit shumë të mirë ose shumë të keq – terapia famëkeqe e shopingut, rroba që ishin në zbritje ose rroba për të cilat jemi bindur se nëse nuk na përshtaten do t’i kthejmë“, thotë Spaseska.

Ajo pohon se çdo vit në vendin tonë krijohen mijëra tonë mbetje të tekstili nga prodhimi dhe konsumimi. Si shembull, ajo përmend qendrat industriale të Shkupit dhe Shën Nikollës, ku industria tekstile ka një traditë të gjatë, dhe mbetjet, thekson ajo, shpesh mblidhen në mënyrë të papërshtatshme dhe përfundojnë në plehra. Nga ana tjetër, shton ajo, ka edhe shembuj pozitivë që tregojnë se mbetjet tekstile mund të riciklohen dhe të krijojnë vlerë të shtuar.

„Kompania ‘Netam’ përdor mbetje të tekstilit për prodhimin e materialeve izoluese në industrinë e ndërtimit, që përbën një mënyrë inovative për shfrytëzimin e këtyre mbetjeve. Në Bosilovë u grumbulluan tre tonë mbetje të tekstilit, nga të cilat gjysma u seleksionua si rroba për dhurim. Ka edhe iniciativën ‘Ekoteks’, e cila inkurajon kompanitë tekstile të mendojnë për modele të qëndrueshme biznesi”, thotë aktivistja.

Megjithatë, Spaseska mendon se këto shembuj ende janë shumë të pakta për të bërë një ndryshim të vërtetë dhe për këtë arsye është e nevojshme një qasje sistematike. Një mundësi zgjidhje, sipas saj, është krijimi i detyrimeve ligjore për kompanitë që të riciklojnë mbeturinat e tyre ose të marrin pjesë në ekonomi cirkulare. Ajo gjithashtu thekson se është e rëndësishme që qytetarët të kenë qasje në pika për dhurim dhe riciklim nëpër vend.

“Rritja e vetëdijes duhet të jetë në dy fronte – nga industria tekstile dhe nga vetë qytetarët. Industria duhet të bëhet më transparente për proceset e saj dhe ndikimin e mbetjeve. Kjo mund të arrihet përmes partneriteteve me organizata që promovojnë qëndrueshmërinë; implementimi i teknologjive të reja për minimizimin e mbetjeve, ashtu siç po bëjnë disa kompani lokale; si dhe fushata ku markat do të tregojnë si prodhohen rrobat e tyre me metoda të qëndrueshme“, propozon aktivistja.

Ndërsa, sa i përket qytetarëve, Spaseska thekson se është e rëndësishme që edukimi të fillojë që nga mosha më e vogël. Ajo rekomandon që në shkolla të organizohen projekte për reduktimin dhe ripërdorimin e mbetjeve tekstile, si dhe të bëhen fushata në rrjetet sociale për rëndësinë e blerjes së rrobave të rralla dhe cilësore, dhe për përgjegjësinë ndaj rrobave pasi nuk do t’i veshim më. Për më tepër, ajo thekson se kërkesa për përgjegjësi nga kompanitë dhe ata që marrin vendime është gjithashtu një hap i rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes për përgjegjësinë kolektive ndaj mbetjeve që krijojmë.

Sipas Spaseskës, festat dhe kremtimet janë një mundësi ideale për të rivlerësuar mendimet tona dhe për të vënë një sfidë – në vend që të blejmë diçka të re, të përdorim diçka që tashmë e kemi.

“Mund ta rinovoni veshjen e vjetër, të përdorni aksesorë ose të huazoni/ndërroni diçka nga miqtë. Blerja e rrobave të dorës së dytë është gjithashtu një ide e mirëpritur. Do të befasoheni se sa mirë do të ndiheni kur nuk do të kontribuoni në maninë konsumiste. Në fund, veshmbathja është vetëm një copë e vogël e pamjes — momentet me familjen dhe miqtë janë rëndësia e vërtetë e festave“, konkludon ajo.

Për reduktimin e mbetjeve, mbrojtjen e sistemeve natyrore dhe shfrytëzimin maksimal të resurseve, modeli i zhvillimit ekonomik që nxit është ekonomia cirkulare, shpjegon Irina Janevska nga Shoqata për Inovacionet Sociale ARNO, e cila, ndër të tjera, merret edhe me parandalimin e mbetjeve përmes riparimeve dhe ripërdorimit.

“Ky është një trend botëror, por për ne është gjithashtu një koncept i njohur nga e kaluara. Le të kujtojmë se shumë breza janë rritur me rroba të vjetra të marrë nga kushërinjtë, shumë enë/paketime ripërdoreshin, kutitë e akulloreve përdoreshin për sarmë, nga tekstili i mbetur ose i papërdorshëm bëheshin qilima, huazoheshin vegla nga fqinjët, tavolina për festa, dhuratat ribashkoheshin, një kuti bombonierë qarkullonte nga një festë në tjetër“, kujton Janevska.

Ekonomia cirkulare, thotë ajo, e kthen mbetjen në një burim për produktin e ri dhe ndryshon perspektivën – ajo që për dikë është pa vlerë, për dikë tjetër është mundësi vlerësimi.

“Mirjana Josifovska nga Tetova është një shembull i shkëlqyer – ajo krijon kape nga mbetjet tekstile të dhuruara nga kompani të mëdha. Ose, Maria Burgieva, e cila bën freskues natyral nga lëvorët e portokalleve. ARNO, nga ana tjetër, shumë shpejt do të hapë një Qendër Riparimi, ku një valixhe me rrota të thyera nuk do të përfundojë në kontejner, por do të riparohet. Tastierat e vjetra do të fitojnë një jetë të re me pak pastrim dhe kujdes, në vend që të zëvendësohen me të reja“, tregon ajo.

Siç shpjegon, në Qendrën e Riparimit do të mundësohet riparimi i artikujve të ndryshëm, përfshirë tekstilet. Qëllimi i tyre është, shton ajo, të nxisin riparimin e rrobave, duke zgjeruar jetën e përdorur të tyre dhe duke reduktuar krijimin e mbetjeve tekstile.

“Aktualisht, ka një thirrje për njerëz me aftësi për riparime, dhe të gjithë ata që kanë ide për riparime të ndryshme dhe tekstile mund të aplikojnë. Ata mund të na sugjerojnë workshop tematik – si qëndisje për të mbuluar njollat, krijimin e jastëkëve nga mbetje tekstili, apo kukulla nga tekstil i mbetur, qepje e vrimave në çorape, bizhuteri nga zinxhirë të thyer… Jemi të hapur për ide dhe sugjerime, dhe më pas do të testojmë edhe nevojat dhe prioritetet e qytetarëve“, thekson Janevska.

Megjithatë, ajo përfundon duke thënë se këto janë vetëm pjesë të vogla të një fotografie më të madhe që kërkon që gjithë njerëzimi të pyesë veten „Quo vadis?“ (Ku po shkojmë?).