Merkeli “e trembur” nga Musk? Ish-kancelarja: Zotëron mbi 60 për qind të satelitëve, duhet kontrolluar

Angela Merkel, e cila në librin e kujtimeve që do të botohet së shpejti, ngre frikën për të ardhmen e rendit demokratik perëndimor me Donald Trumpin si president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shprehur gjithashtu shqetësime të mëdha për rolin që do të luajë miliarderi Elon Musk në administratën e Trump. Ish-kancelarja gjermane […] The post Merkeli “e trembur” nga Musk? Ish-kancelarja: Zotëron mbi 60 për qind të satelitëve, duhet kontrolluar appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 24, 2024 - 17:00
 0  7
Merkeli “e trembur” nga Musk? Ish-kancelarja: Zotëron mbi 60 për qind të satelitëve, duhet kontrolluar

Angela Merkel, e cila në librin e kujtimeve që do të botohet së shpejti, ngre frikën për të ardhmen e rendit demokratik perëndimor me Donald Trumpin si president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shprehur gjithashtu shqetësime të mëdha për rolin që do të luajë miliarderi Elon Musk në administratën e Trump.

Ish-kancelarja gjermane ka thënë se 16 vjet në pushtet i kishin mësuar asaj se interesat e biznesit dhe ato politike duhet të mbahen në ekuilibër të mirë.

Musk, i cili po këshillon Trumpin për prioritetet që duhet të ketë në mandatin e dytë, është ngarkuar nga presidenti i zgjedhur të drejtojë një Departament të sapokrijuar: atë të të efikasitetit të qeverisë së bashku me republikanin Vivek Ramasëamy.

Sipas Merkelit, çështjet financiare të shefit të “SpaceX” dhe “Tesla” e bënë një emërim të tillë shumë problematik.

Nëse një person si ai është pronar i 60 për qind të të gjithë satelitëve që orbitojnë në hapësirë, atëherë kjo duhet të jetë shqetësim i madh për ne së bashku me çështjet politike. Politika duhet të përcaktojë ekuilibrin shoqëror midis qytetarëve të fuqishëm dhe atyre të zakonshëm”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se në krizën financiare 2007-08 gjatë mandatit të saj të parë si kancelare gjermane, “sfera politike ishte autoriteti përfundimtar që mund t’i rregullonte gjërat”.

“Dhe nëse ky autoritet përfundimtar është shumë i ndikuar nga kompanitë, qoftë përmes fuqisë kapitale apo aftësive teknologjike, atëherë kjo është sfidë e paprecedentë për të gjithë ne”, ka thënë Merkel.

Ajo ka thënë se një nga standardet që veçon shoqëritë e lira ishte kontrolli i fuqisë së korporatave dhe ndikimi i ultra të pasurve.

“Në një demokraci, politika nuk është kurrë e pafuqishme kundër kompanive”, ka deklaruar ajo.

The post Merkeli “e trembur” nga Musk? Ish-kancelarja: Zotëron mbi 60 për qind të satelitëve, duhet kontrolluar appeared first on InfoShqip.com.