Mevlan Ademi: Ambasadorët flasin hapur: kërkesat e studentëve janë legjitime
Mevlan Ademi nga Këshilli Organizativ i Studentëve ka bërë të ditur se protesta e studentëve ka marrë mbështetje dhe vëmendje edhe nga faktori ndërkombëtar. Ai ka falënderuar ambasadorin e Bashkimit The post Mevlan Ademi: Ambasadorët flasin hapur: kërkesat e studentëve janë legjitime appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Mevlan Ademi nga Këshilli Organizativ i Studentëve ka bërë të ditur se protesta e studentëve ka marrë mbështetje dhe vëmendje edhe nga faktori ndërkombëtar.
Ai ka falënderuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, si dhe ambasadorin e Italisë, Paolo Palminteri, për mesazhet e tyre publike lidhur me kërkesat e studentëve.
“…respektimin e plotë të kornizës ligjore në fuqi dhe standardeve ndërkombëtare”, ka theksuar Rokas, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të ligjit.
Ndërkohë, ambasadori italian Palminteri ka mbështetur drejtpërdrejt kërkesën e studentëve: “…konsideroj se kërkesa e studentëve për ta zhvilluar provimin profesional në të njëjtën gjuhë në të cilën kanë ndjekur studimet është plotësisht legjitime.”
Sipas Ademit, këto qëndrime përbëjnë një sinjal të qartë se kërkesat e studentëve janë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Gazeta Flaka
The post Mevlan Ademi: Ambasadorët flasin hapur: kërkesat e studentëve janë legjitime appeared first on Flaka, në çdo lajm... .