Mexhiti: Avancojnë punimet në rrugën “Ferid Murad” – projekti merr formë çdo ditë

Punimet në rrugën “Ferid Murad” po vazhdojnë me ritëm të qëndrueshëm, ndërsa projekti po merr formë të plotë në terren, të cilat sot nga afër i ndoqi Kryetari i Komunës The post Mexhiti: Avancojnë punimet në rrugën “Ferid Murad” – projekti merr formë çdo ditë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 10, 2026 - 20:00
Mexhiti: Avancojnë punimet në rrugën “Ferid Murad” – projekti merr formë çdo ditë

Punimet në rrugën “Ferid Murad” po vazhdojnë me ritëm të qëndrueshëm, ndërsa projekti po merr formë të plotë në terren, të cilat sot nga afër i ndoqi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Deri më tani, janë vendosur dhe betonuar bordurat në anën e djathtë të rrugës, duke krijuar ndarje të qartë mes korsisë së qarkullimit dhe hapësirës për këmbësorë.

“Punimet në rrugën ‘Ferid Murad’ po ecin me ritmin e duhur dhe çdo ditë shihet progres. Po krijojmë një infrastrukturë të rregullt dhe funksionale, ku lëvizja bëhet më e sigurt dhe më e organizuar për të gjithë qytetarët,” u shpreh Mexhiti.

Aktualisht, po punohet në përgatitjen e shtigjeve për këmbësorë dhe biçiklistë, në funksion të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të lëvizshmërisë në këtë segment rrugor.

The post Mexhiti: Avancojnë punimet në rrugën “Ferid Murad” – projekti merr formë çdo ditë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .