Mexhiti: Është anuluar leja për bazën e asfaltit në Vizbeg

Ministri i Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti njoftoi se është anuluar leja që i ishte dhënë kompanisë për vendosjen e një baze për prodhim të asfaltit. Mexhiti tha se i është sugjeruar kompanisë që të gjejë lokacion tjetër. “Kemi sjell vendim që të anulohet leja që është dhënë më herët në Ministrinë e […]

Nëntor 25, 2024 - 15:00
 0  6
Mexhiti: Është anuluar leja për bazën e asfaltit në Vizbeg

Ministri i Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti njoftoi se është anuluar leja që i ishte dhënë kompanisë për vendosjen e një baze për prodhim të asfaltit. Mexhiti tha se i është sugjeruar kompanisë që të gjejë lokacion tjetër.

“Kemi sjell vendim që të anulohet leja që është dhënë më herët në Ministrinë e Ekologjisë nga qeveria e kaluar. Ajo që është më e rëndësishme, është anuluar dhe sugjerimet janë që të shkojë të gjejë një lokacion tjetër, pra nuk jemi kundër atij, por që do të jetë në periferi të qytetit dhe nuk do të jetë i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve”, shtoi Mexhiti.