Rama takim në Kuçovë: Mandatin e katërt nuk e dua për veten time, por për…

Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me banorët e Kuçovës, ku në fokus është 11 maji. Në fjalën e tij, kryesocialisti u shpreh se e kërkon mandatin e katërt jo për karrigen e tij, por për Shqipërinë në BE. Kryeministri edhe në këtë takim nuk la pa ironizuar sërish PD-në dhe […]

maj 1, 2025 - 23:00
 0  2
Rama takim në Kuçovë: Mandatin e katërt nuk e dua për veten time, por për…

Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me banorët e Kuçovës, ku në fokus është 11 maji.

Në fjalën e tij, kryesocialisti u shpreh se e kërkon mandatin e katërt jo për karrigen e tij, por për Shqipërinë në BE.

Kryeministri edhe në këtë takim nuk la pa ironizuar sërish PD-në dhe partitë e reja të cilat janë shprehur se do ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Pasi biem dakord atje, duhet të vijmë këtu në Tiranë. Duhet ti vulosim këtu, si rregulla, si ligje. E para përfytyroni ju, ne negociojmë në Bruksel, vijmë këtu, shkojmë në kuvend dhe duhet ti shkojmë pas avazit disa të tjerëve atyre që do nxjerrë kënetë në breg. Apo atyre që shfaqen si partitë e reja, që të re kanë vetëm moshat e tyre, parti të reja që në listat e mbyllura kanë baballarë, xhaxha, halla.

Parti të reja që thonë nëse ne do na  vijë në dorë kjo punë do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk do lejojmë që Shqipëria të ketë qeveri. Nga një anë e duam të fusim Shqipërinë në BE, nga ana tjetër ca do i themi atyre, që kemi disa probleme me kënetën. Po ca ti bëjmë kemi një kënetë me një specie të veçantë, dhe kemi ca të tjerë që duan zgjedhje të parakohshme. Kjo gjë do të bëjë që të mbyllet dera dhe do presim edhe ca vite të tjera.

Po jua them ky mandat nuk është për mua, nuk është për shumicën tonë të thjesht. Është më shumë se kaq. Arsyeja që ju them se duhet një mandat i katërt është se këtu duhet për përmbushim një mision historik.