MPB: Gruaja nga Kumanova me kartelë të huaj bankare bënte transaksione në kazino

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 41-vjeçares me iniciale I.M. pasi e njëjta dyshohet për kryerjen e veprës penale “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”. Sipas raportimit të Policisë, e njëjta dyshohet se p a autorizim ka kryer transaksione bankare në dy kazino të […]

maj 2, 2025 - 02:00
 0  6
MPB: Gruaja nga Kumanova me kartelë të huaj bankare bënte transaksione në kazino

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 41-vjeçares me iniciale I.M. pasi e njëjta dyshohet për kryerjen e veprës penale “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”. Sipas raportimit të Policisë, e njëjta dyshohet se p a autorizim ka kryer transaksione bankare në dy kazino të Kumanovës, me kartelë pagesore të një personi tjetër.

“Më 05.03.2025, në një kompani private në Zonën Industriale Bunarxhik, e raportuara ka marrë kartën e pagesës së dikujt tjetër dhe ka kryer transaksione të paautorizuara në dy kazino në Kumanovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.