Fifi habit me këtë deklarat për veten e saj

Këngëtarja dhe kompozitorja e njohur, Fifi, gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “Krejt n’Debat”, ka folur gjerë e gjatë për tregun aktual muzikor, ku ka theksuar se shumë artistë të sotëm kanë më shumë se një temë brenda tekstit të këngëve. Sipas Fifit, kjo nuk është në rregull, pasi një tekst duhet të ketë një […]

maj 1, 2025 - 19:00
 0  6
Fifi habit me këtë deklarat për veten e saj

Këngëtarja dhe kompozitorja e njohur, Fifi, gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “Krejt n’Debat”, ka folur gjerë e gjatë për tregun aktual muzikor, ku ka theksuar se shumë artistë të sotëm kanë më shumë se një temë brenda tekstit të këngëve. Sipas Fifit, kjo nuk është në rregull, pasi një tekst duhet të ketë një vijë logjike dhe një rrjedhë të qartë – gjë që, sipas saj, sot po mungon. Ajo madje ka pranuar se ka frikë t’i referohet vetes si kompozitore.

Gjatë diskutimit në panel, Fifi shtoi se ngurron të prezantohet si tekstshkruese dhe kompozitore, sepse ka frikë të flasë me terma “të mëdhenj”, edhe pse ka mbi 350 këngë të shkruara dhe të kompozuara nga vetë ajo. Për këtë arsye, sot mundohet ta shesë punën e saj me fjalë më të vogla, për t’iu përshtatur realitetit të tregut muzikor. Në atë moment, Avni Qahili e korrigjoi me respekt, duke i thënë: “Ti je krijuese muzikore.”

Më tej, Fifi tregoi se në albumin e saj të fundit është përpjekur që materiali të mos jetë i rëndë psikologjikisht dhe as i vështirë komercialisht. Por sipas saj, sot ndodh e kundërta. Ajo shtoi me ironi se nuk ka ndërmend të lodhet shumë me tekstet në të ardhmen, pasi tashmë “në 80% të këngëve ka tre tema brenda një teksti”.