Mexhiti: Në komunën e Sveti Nikollës po investojmë mbi 1.3 milionë euro vetëm në infrastrukturën ujore
Sveti Nikollë, 10.02.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot qëndroi për vizitë pune në komunën e Sveti Nikollës, ku së bashku me kryetarin Dejan Vlladev vizituan lokacionin ku po ndërtohet kanalizimi fekal i fshatit Mustafinë, me gjatësi prej 8 kilometra. Projekti […]
![Mexhiti: Në komunën e Sveti Nikollës po investojmë mbi 1.3 milionë euro vetëm në infrastrukturën ujore](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/mmmmmmm.jpg)
Sveti Nikollë, 10.02.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot qëndroi për vizitë pune në komunën e Sveti Nikollës, ku së bashku me kryetarin Dejan Vlladev vizituan lokacionin ku po ndërtohet kanalizimi fekal i fshatit Mustafinë, me gjatësi prej 8 kilometra.
Projekti për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Mustafino është projekt shumëvjeçar dhe financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bazë të kontratës në vlerë prej 32,5 milionë denarë për ndërtim dhe kontratës në vlerë prej 165 mijë denarë për kryerjen e mbikëqyrjes teknike.
“Ajo që dua të theksoj është se projekti po realizohet më shpejt se sa ishte planifikuar, shkalla e realizimit të punëve ndërtimore është 82 për qind e gjithë projektit”, tha ministri Mexhiti dhe informoi se do të investohen edhe mjete në infrastrukturën ujore në këtë komunë përmes Bankës Evropiane për Investime, që arrijnë në mbi 738 mijë euro për projektet: ndërtimi i kanalizimit në fshatin Kadrifakovë, kanalizimi fekal në fshatin Sopot, rrjetin e ujësjellësit në vendin e quajtur “Malo Stopanstvo” dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në një pjesë të rrugëve Kumanovska dhe Kiçevacka.
Kryetari Dejan Vlladev falënderoi për ndihmën e madhe të marrë si nga ministria ashtu edhe nga Qeveria dhe informoi se komuna e Sveti Nikollës do të aplikojë për thirrjen e re nga Qeveria me projektin për rrjetin e ujësjellësit në komunë në vendin e ashtuquajtur Knezhevski Pat, që do të zgjidhë në mënyrë të përhershme problemin e furnizimit me ujë në këtë komunë dhe do të sigurojë kushte moderne të jetesës për popullatën.
Ai bëri të ditur se punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Mustafinë pritet të përfundojnë në maj/qershor të këtij viti.