Pse u fascinuan shqiptarët e Maqedonisë nga zgjedhjet në Kosovë!?
Analizon: Ramadan Ramadani Do i lëmë anash përkufizimet historike për atë se ku nis Kosova e ku mbaron Maqedonia për të sqaruar se pse i gjithë ky interesim, ndjekje dhe bile edhe përzierje për zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në Kosovë nga Maqedonia. Kjo sepse ky përkufizim i pasjellë në fakt është arsyeja […]
![Pse u fascinuan shqiptarët e Maqedonisë nga zgjedhjet në Kosovë!?](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/ramadanramadaniii.jpg)
Analizon: Ramadan Ramadani
Do i lëmë anash përkufizimet historike për atë se ku nis Kosova e ku mbaron Maqedonia për të sqaruar se pse i gjithë ky interesim, ndjekje dhe bile edhe përzierje për zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në Kosovë nga Maqedonia.
Kjo sepse ky përkufizim i pasjellë në fakt është arsyeja më e madhe e krejt këtij interesimi të madh për këto zgjedhje nga shqiptarë e edhe të tjerë nga qytete dhe fshatra të këtuhit që historikisht kanë qenë gjatë kohë në një shtet dhe kanë ndajtë fat të përbashkët Dardani, Vilajet i Kosovës, por edhe Jugosllavi.
Fakti se ka njerëz që kanë shtetësi të dyfishtë e edhe votojnë në Kosovë dhe bashkëpunimi politik mes partive politike i sqaron krejt ato në dukje përzierje prej pjesmarrjeve në mitingje politike në Kosovë për zgjedhjet e fundit e deri në komente publike dhe gëzim të shfaqur në festime pas rezultateve të para.
Të mos harrojmë se këtu në Maqedoni faktori shqiptar në qeverisje ka një akronim prej katër shkronjave ku ka një V prej Vetvendosjes të Kosovës dhe vetëm dy tre ditë para zgjedhjeve në Kosovë doli ish këshilltari i kryeministrit kosovar, Bekim Qoku, tani deputet në parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe deklaroi se do themelohet edhe Vetvendosje Maqedoni?!
Por këtë herë pati komente të guximshme edhe nga njëri prej liderëve shqiptarë të opozitës nga fronti europian multietnik Ali Ahmeti që direkt përkrahu opozitën e atjeshme kosovare madje duke e përmend Bjellorusinë. Ndonëse dy liderët tjerë politik shqiptar të këtij frontit multietnik Arjanit Hoxha dhe Skender Rexehpi Zejdi kryesisht zgjodhën heshtjen për këto zgjedhjet e fundit në Kosovë ky diqysh e përmendi edhe Bjellorusinë.
Opinioni nuk duhet të mërzitet se pse nuk ka kuptuar se çka ka deshtë me thënë duke përmend Bjellorusinë e Lukashenkos pasi as vet ky nuk e di çka ka thënë dhe çka ka lidhje Bjellorusia.
Por ama ndjekësit e opinionit e dinë se nuk e ka sefte me kështu fjalë palidhje pasi edhe më herët ka folë për sallata, NATO dhe Ukraina. E edhe me përzierje në Kosovë nuk e ka sefte.
Me një kohë duke qenë në pozitë e mbronte me mitingje mes Shkupit Ramush Haradinaj për ti ra pishman pas ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë në vitin 2015 e edhe ishte njëri prej deklaruarve të fundit në Gjykatën Speciale për krerët e UÇK-së.
Pasi e dëgjuan këtë Gjykata Speciale e Kosovës i burgosi dhe dërgoi në Hagë krerët e PDK-së dhe UÇK-së kosovare.
E reja dhe sefte në këto zgjedhje mund të quhet përkrahja që dha në opinion njëri nga krerët e VMRO-DPMNE së qeverisëse dhe ministër i transportit Aleksandar Nikollovski për qeverinë dhe pozitën në Kosovë.
Kjo ishte një gjë e re dhe përkrahje për një qeveri fqinje me të cilën kanë bashkëpunuar në nivel më të lartë.
Çuditërisht kjo nuk u komentua shumë as në Kosovë e as në Maqedoni edhe pse ishte një gjë e re dhe e pandodhur deri më tani.
Pra përzierja dhe mbajtja anë në zgjedhjet e Kosovës është lehtë për tu sqaruar dhe kuptuar, por ajo qëështë më e rrallë dhe këtë herë edhe më evidente është interesimi i madh dhe deri diku edhe fascinimi me këto zgjedhje, që në parim janë zgjedhje në një shtet fqinj?!
Në vijim do flasim për sebepet kryesore që kanë sjellë këtë, me thënë, fascinim:
1. Oferta politike; partitë kosovare kishin çështje kauza, numra dhe politika që i shtjellonin në detaje në opinion e nëpër mitingje e që ndjekësit edhe nga këtu mund të kuptonin dhe dinin për ato të njëjtat deri edhe në detaje.
2. Llojllojshmëria, kallaballëku e diku diku edhe kualiteti i opinionit publik. Në Kosovë pati emisione, analiza dhe analistë të shumtë që gjerë e gjatë analizonin dhe shtjellonin fjalë për fjalë gati çdo fjalë publike të pretendetëve politik në zgjedhje duke shtuar kështu volumin por edhe kualitetin e opinionit publik. Për dallim nga këtu ku shpesh përvidhen tema dhe çështje shumë të mëdha që askush nuk i trajton. Dhe thuhen fjalë dhe budallallëqe që askush as nuk i evidenton.
3. Qëndrime ndaj opinionit, mediave dhe oligarkëve. Në Kosovë siç e dimë me emër dhe mbiemër përmenden oligarkë dhe histori të tyre, u mor qëndrim ndaj disa mediave të tyre kurse këtu në opinion njerëzit nuk mund të gjejnë as përmendje e as shtjellim të vjedhjeve ashiqare as tëçmimeve, as të rrymës e as të bankave, kumarhaneve dhe atyre kamatashëve të kredive të shpejta. As nuk ju dihet emri e mbiemri e as nuk i di opinioni se a janë vendasë apo të huaj. Vetëm bam del në mejdan se dikush ka marrë miliona kinse do bëje llotari ose se njëfarë Gjykata Kushtetuese me vendim do ju ktheje dhjetra milionë firmave të mëdha. Kurkush nuk fol, askush nuk i përmend edhe nuk e dimë se kush saktë do i marre këto pare publike, pra pare tona.
Këtu për dallim prej në Kosovë nuk ka qëndrim ndaj media të themeluara enkas për zgjedhje dhe të instrumentalizuara në mbrojtje të oligarkëve ose partive politike. Ashtu kemi rastin me një media të themeluar nga ana e shërbimeve sekrete në kohën e Gruevskit qëçuditërisht mbijetoi dhe u trashë nëpërmjet BDI-së edhe gjatë qeverisjes së Zaevit, por askush tani nuk merr qëndrim ose bojkot ndaj tyre për tu lënë rehat institucionet shtetërore që të merren me to për krejt krimet dhe mallverzimet finansiare të bëra nën emër të medias.
Mandej rasti më eklatant kur kishim dokument të publikuar se një filialë e medias oligarke nga Kosova në Maqedoni erdhi me datë të saktë për deri në datën e zgjedhjeve të majit të vitit të kaluar. As për këtë nuk pati qëndrim ndonëse ishte ashiqare dhe me dokument ky themelim politik i kësaj media.
Këto janë dallimet kryesore që bëjnë që njerëzit nga këtu të ndjekin më shumë zgjedhjet në Kosovë se sa në vendin e tyre dhe ka edhe tjera që kanë të bëjnë me atë se faktori politik shqiptarë këtu gjithnjë mbetet dhe sillet si dytësor e edhe atë se sistemi zgjedhor nuk përgjanë me Kosovënpasi aty ka vende të rezervuara dhe lista të hapura kurse këtu gjashtë njësi zgjedhore kryesisht të padrejta ndaj votës shqiptare. Por, këto janë tema të mëdha që meritojnë trajtim të veçantë.
Për fund një kontribut modest nga këtu për debat dhe përzierje paszgjedhore në Kosovë për fjalën e javës: hajvana.
Kjo nuk është aspak as gaf publik, as shprehje denigruese, as dehumanizuese e as ofendim dhe nënçmim publik pasi kjo u përcoll me sqarim.
Ashtu Albin Kurti që pati një gaf me shprehjen baba dhe sharroj edhe më thellë kur hyri në spjegim në këtë rast nuk ka bë asnjë gaf dhe ofendim pasi ka edhe sqarim.
E sqarimi ishte se këto që ai i quajti hajvana kanë dhënë premtime joreale jashtë krejt normave të politikës, realitetit dhe matematikës. E dallimi mes insan dhe hajvan është mu kjo.
Dija dhe vetëdija për politikën, realitetin dhe matematikën.
Nime ka kalu koha e hajvanatit; njerëzit i dinë shkronjat dhe numrat.
Njerëzit mo kanë dije, kanë bo shkolla nuk jetojnë në shtalla!