Çmimet e banesave në Maqedoni do të ulen me ndërtimin e ndërtesave shtetërore?
1000 euro për metër katrorë. Fillon shitja e banesave shtetërore komerciale. Bëhet fjalë për hapin e parë për uljen e çmimeve të larta të patundshmërive në disa qytete. Qëllimi i kësaj nisme është që të intervenohet në tregun e patundshmërive dhe banesat të jenë shumë më të qasshme për popullin. Nga Ndërmarrja Publike për Menaxhim […]
![Çmimet e banesave në Maqedoni do të ulen me ndërtimin e ndërtesave shtetërore?](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/294671202_376474187946910_6377511546822408985_n-1.jpg)
1000 euro për metër katrorë. Fillon shitja e banesave shtetërore komerciale. Bëhet fjalë për hapin e parë për uljen e çmimeve të larta të patundshmërive në disa qytete. Qëllimi i kësaj nisme është që të intervenohet në tregun e patundshmërive dhe banesat të jenë shumë më të qasshme për popullin.
Nga Ndërmarrja Publike për Menaxhim me Hapësira Banesore dhe Afariste thonë se çmimi fillestar është për 30-40% më i ulët dhe se në këtë mënyrë do t’i vendoset fund shantazhit të ndërtuesve që shesin metër katrorë banesorë me çmim që nuk është në harmonizim me standardin e qytetarëve te Maqedonisë.
Manastiri është një prej qyteteve ku ka kërkesë të lartë të banesave dhe nga sot pikërisht atje filloi shitja. Më pas në Shkup do të ndërtohen 4 ndërtesa komerciale, ndërsa në Ohër dhe Shtip nga një./tv21.tv