Mexhiti premtoi që nuk do të ndërtohet baza e asfaltit në Vizbeg, u përsërit nevoja për ndërtimin e rrugës

Në prani të biznesmenëve të Shkupit, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti premtoi që nuk do të ndërtohet baza e asfaltit në Vizbeg, për çka është reaguar disa herë nga bizneset dhe banorët që jetojnë afër, transmeton Portalb.mk. “Qeveria e anuloi vendimin për ndërtimin e bazës së asfaltit në zonën industriale të Vizbegut, duke marrë parasysh argumentet e […]

Nëntor 25, 2024 - 19:00
 0  6
Mexhiti premtoi që nuk do të ndërtohet baza e asfaltit në Vizbeg, u përsërit nevoja për ndërtimin e rrugës
Punime gjatë rregullimit të infrastrukturës nëntokësore. Foto nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi - Shkup (Facebook)

Në prani të biznesmenëve të Shkupit, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti premtoi që nuk do të ndërtohet baza e asfaltit në Vizbeg, për çka është reaguar disa herë nga bizneset dhe banorët që jetojnë afër, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e anuloi vendimin për ndërtimin e bazës së asfaltit në zonën industriale të Vizbegut, duke marrë parasysh argumentet e qytetarëve dhe bizneseve se është e dëmshme. Do të kërkojmë zgjidhje të tjera”, tha Mexhiti.

Në takimin me përfaqësuesit e Shoqatës afariste të zonës industriale Vizbeg, ku Dragan Cvetanovski theksoi nevojën 15 vjeçare për ndërtimin e rrugës së re, si një prioritet kryesor në këtë hapësirë.

Mexhiti vlerësoi se Qeveri di të dëgjojë qytetarët dhe bizneset.

“Ne jemi pro biznesit, por jo në kosto të shëndetit dhe natyrës, do të kemi takime më të shpeshta dhe do të diskutojmë të gjitha temat”, tha Mexhiti.

Ndryshe, rruga e njohur si “Rruga e Kaçanikut”, tashmë me emrin bulevardi “Hasan Prishtina” (ish-Magjistralja e Adriatikut) pritet të ketë asfalt të ri, pasi do të instalohet kanalizim felak dhe atmosferik. Kështu kishte paralajmëruar Komuna e Butelit në janar të vitit 2024.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar vendosi që gjithsej 360 milionë denarë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do t’i ndahen qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” në lagjen Vizbeg.