Pika e përbashkët kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës pritet të fillojë prej 1 marsit, paralajmëroi Nikollovski
Drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, në një intervistë për TV21 ka paralajmëruar që pika e përbashkët kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut pritet të fillojë prej 1 marsit të këtij viti, transmeton Portalb.mk. Në fillim të muajit shkurt, nga Sektori për marrëdhënie me publikun i Ministrisë për Punë […]
![Pika e përbashkët kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës pritet të fillojë prej 1 marsit, paralajmëroi Nikollovski](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/Kufiri-ndermjet-Maqedonise-se-Veriut-dhe-Kosoves-ne-Bllace.-Foto-nga-Faton-Curri-Portalb.mk_.webp?fit=1024%2C733&quality=80&ssl=1)
![Kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Bllacë. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/Kufiri-ndermjet-Maqedonise-se-Veriut-dhe-Kosoves-ne-Bllace.-Foto-nga-Faton-Curri-Portalb.mk_.webp)
Drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, në një intervistë për TV21 ka paralajmëruar që pika e përbashkët kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut pritet të fillojë prej 1 marsit të këtij viti, transmeton Portalb.mk.
Në fillim të muajit shkurt, nga Sektori për marrëdhënie me publikun i Ministrisë për Punë të Brendshme për Portalb kishin konfirmuar se nga muaji marsi i këtij viti do të fillojë zbatimi “OneStop” në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë.
“Lehtësime për tregtinë, përmirësim i konkurrencës së kompanive, ulje e kohës së pritjes në pikat kufitare dhe
siguri më e madhe në pikat kufitare dhe ulje e korrupsionit”, i numëroi si përparësi Nikollovski, duke theksuar se 95 % e punës është kryer nga Dogana e RMV-së.
Pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut së fundmi janë ballafaquar me kolona të gjata nga të dy anët e kufirit. Punimet për finalizimin e procesit të krijimit të pikave të përbashkëta kufitare filluan në qershor të vitit të kaluar (2024)
- LEXO: “OneStop” me Kosovën, MPB: Nga muaji mars fillon zbatimi
- LEXO: Një pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sot u zhvillua takimi i parë i Komitetit
- LEXO: Takimi Mickoski-Kurti: Të ruajmë marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen