“Si Ronaldo dhe Ibra”, në Rusi e çojnë në qiell Mirlind Dakun

Përpara ndeshjes bëri një premtim. Mirlind Daku natyrisht që nuk e dinte se do të shënonte dy gola këtë javë të Premier Ligës së Rusisë, por gjithsesi fjalën e dha për dy tifoze të vogla të Rubinit. Më pas, ndodhi ajo që ndodhi dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi dy gola në suksesin 3-0 ndaj […]

Nëntor 25, 2024 - 19:00
 0  14
“Si Ronaldo dhe Ibra”, në Rusi e çojnë në qiell Mirlind Dakun

Përpara ndeshjes bëri një premtim. Mirlind Daku natyrisht që nuk e dinte se do të shënonte dy gola këtë javë të Premier Ligës së Rusisë, por gjithsesi fjalën e dha për dy tifoze të vogla të Rubinit.

Më pas, ndodhi ajo që ndodhi dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi dy gola në suksesin 3-0 ndaj Akronit, në sfidën e luajtur në shtëpi, pra në Kazan.

Për këtë, ylli kuqezi u shpall Lojtari i Ndeshjes, siç njofton edhe klubi.

Ishte një takim historik pasi ishte i 1100-ti që ekipi i Rubinit arrin në çdo konkurrim në historinë e tij.

Jo vetëm kaq, por pas duelit, Mirlindi u takua me sulmuesin e shquar të kombëtares së Rusisë, Artjom Xhuba, i cili i bëri një kompliment të madh.

Xhuba, që këtë sezon luan tek Akron, deklaroi se në këtë moment Daku është më i fortë sesa kanë qenë Zlatan Ibrahimoviç dhe Cristiano Ronaldo.

Ishte një lavdërim i pakufishëm, i skajshëm, por tek Rubini dhe në Rusi, shqiptari është një fenomen, përcjell abcnews.

Klubi i tij postoi në rrjetet sociale videon me veprimin spektakolar të lojtarit nga Kosova, duke e cilësuar “veprim gjenial”.

Pasi përfundoi edhe analiza e trajnerit Rashid Rahimov, Daku u takua me dy tifozet e vogla, të cilave u kishte bërë premtimin, duke u dhuruar këpucë futbolli.

“Ju e dini se çfarë thashë para ndeshjes. Unë thashë se do të shënoja dy gola, një për ty, dhe një për ty”.

Momenti për Dakun është vërtet i veçantë edhe sepse për herë të parë gjatë karrierës në Rusi, arriti të shënonte dy gola në një ndeshje.