Mexhiti sërish sfidon Bujar Osmanin: Sa herë duhet të të ftoj për debat që të guxosh të dalësh përballë meje?

Mexhiti sërish sfidon Bujar Osmanin: Sa herë duhet të të ftoj për debatqë të guxosh të dalësh përballë meje? Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për Komunën e Çairit, IzetMexhiti, ka The post Mexhiti sërish sfidon Bujar Osmanin: Sa herë duhet të të ftoj për debat që të guxosh të dalësh përballë meje? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 13, 2025 - 18:30
 0
Mexhiti sërish sfidon Bujar Osmanin: Sa herë duhet të të ftoj për debat që të guxosh të dalësh përballë meje?

Mexhiti sërish sfidon Bujar Osmanin: Sa herë duhet të të ftoj për debat
që të guxosh të dalësh përballë meje?

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për Komunën e Çairit, Izet
Mexhiti, ka përsëritur sfidën publike ndaj kundër kandidatit të tij nga
koalicioni opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, që të
dalin përballë njëri-tjetrit në debat televiziv para qytetarëve.

Mexhiti ka bërë të ditur se sot ka pranuar ftesë për debat në TV21, por
Osmani sërish ka refuzuar, duke dëshmuar, sipas tij, mungesë të plotë
guximi për t’u përballur me argumente dhe vizion politik.

“E pranova ftesën për debat në TV21. Për fat të keq, më njoftuan se
Bujar Osmani ka refuzuar. Prandaj sonte, nga ora 21:00, do të më ndiqni
në një intervistë në TV21. Por ftesa mbetet: Bujar, mos u frikëso.
Guxo,” ka shkruar Mexhiti.

Në reagimin e tij, Mexhiti thekson se demokracia kërkon përballje të
hapur dhe debat të ndershëm, jo shmangie dhe monologje të kontrolluara.
Ai e akuzon Osmanin se po i ikë vazhdimisht sfidës, ndonëse publikisht
pretendon se dëshiron debat.

“Demokracia do të thotë të përballesh para qytetarëve, jo të fshihesh.
Demokracia do të thotë t’i lejosh qytetarët t’i dëgjojnë vizionet e
ndryshme, jo të kufizohesh në kornizat që vetë i ke vendosur,” ka
shkruar më tej Mexhiti.

The post Mexhiti sërish sfidon Bujar Osmanin: Sa herë duhet të të ftoj për debat që të guxosh të dalësh përballë meje? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .