U arrestua në Bllacë një shtetas i Kosovës me dokumente të falsifikuara italiane

Në pikën e kalimit kufitar në Bllacë u arrestua një shtetas i Kosovës nën dyshimet se gjatë kalimit kufitar ka përdorur dokumente të falsifikuara italiane, transmeton Portalb.mk. “Procedurë ndaj 26 vjeçarit me shtetësi të Kosovës për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale – falsifikim të dokumenteve, në bazë të nenit […]

Prill 25, 2025 - 00:00
 0  3
U arrestua në Bllacë një shtetas i Kosovës me dokumente të falsifikuara italiane
Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut Pika kufitare Bllacë. Foto: Faton Curri/Portalb.mk

Në pikën e kalimit kufitar në Bllacë u arrestua një shtetas i Kosovës nën dyshimet se gjatë kalimit kufitar ka përdorur dokumente të falsifikuara italiane, transmeton Portalb.mk.

“Procedurë ndaj 26 vjeçarit me shtetësi të Kosovës për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale – falsifikim të dokumenteve, në bazë të nenit 378, paragrafi 3, në lidhje më paragrafin 1 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria Themelore Publike në Shkup, duke kërkuar paraburgimin e tij.

Ai sot në mesnatë ishte mbajtur gjatë kontrollit të pasaportave, pasi kishte paraqitur dokumente të rrejshme italiane, si letërnjoftimin dhe lejen e vozitjes.