Mickoski në Austri i lutë mërgimtarët: Kthehuni në shtëpi dhe investoni në vend
Kryeministri Hristijan Mickoski, ndodhet në vizitë zyrtare politike dhe ekonomike në Austri, ku zhvilloi takim me përfaqësues të diasporës nga Maqedonia. Mickoski, siç bëri të ditur në profilin e tij në Facebook, gjatë takimeve i ka ftuar ata të mendojnë për kthimin, për investimin dhe për përfshirjen aktive në zhvillimin e shtetit, duke theksuar se […]
Kryeministri Hristijan Mickoski, ndodhet në vizitë zyrtare politike dhe ekonomike në Austri, ku zhvilloi takim me përfaqësues të diasporës nga Maqedonia. Mickoski, siç bëri të ditur në profilin e tij në Facebook, gjatë takimeve i ka ftuar ata të mendojnë për kthimin, për investimin dhe për përfshirjen aktive në zhvillimin e shtetit, duke theksuar se Qeveria po punon me përkushtim për të krijuar një klimë të qëndrueshme dhe të parashikueshme biznesi, e cila do të inkurajojë hapa të tillë.
Sipas axhendës, Mickoski do të zhvillojë takim me kancelarin austriak Kristijan Shtoker, dhe së bashku do të jenë pjesë e një forumi biznesi me përfaqësues të odave ekonomike të të dy vendeve. Së bashku me Mickoskin në këtë vizitë janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, si dhe ministri i Mjedisit Muamet Hoxha.
“Të dërgoj një mesazh se për ne diaspora është shumë e rëndësishme, pra është një hallkë e pandashme e identitetit tonë. Ne jemi një shtet multietnik dhe pikërisht si i tillë, çdo mesazh që dërgohet jashtë Maqedonisë është mesazh që do të thotë se ne si shtet dhe si atdheu juaj ju ftojmë të ktheheni në shtëpi, të investoni në vend, sepse ju jeni praktikisht vlera e shtuar e shoqërisë sonë”, tha Hristijan Mickoski.