Mickoski optimist pas takimit me Macronin, a do të ketë garanci nga BE për ndryshimet kushtetuese?

Hristijan Mickoski në vigjilje të ngjarjes së Shoqërisë politike europiane në Budapest, ka realizuar takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron, ka bërë të ditur Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim Mickoski dhe Macron “kanë folur hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit […]

Nëntor 8, 2024 - 01:00
 0  5
Mickoski optimist pas takimit me Macronin, a do të ketë garanci nga BE për ndryshimet kushtetuese?

Hristijan Mickoski në vigjilje të ngjarjes së Shoqërisë politike europiane në Budapest, ka realizuar takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron, ka bërë të ditur Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim Mickoski dhe Macron “kanë folur hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Europian”.

“Jam optimist për ardhmërinë tonë, luftojnë për argumentet tona dhe të vertetën e cila është e pashmangshme. Do të japim gjithçka nga vetja që t’i ruajmë interesat shtetërore dhe nacionale”, ka shkruar më tej Mickoski.

Por meqë Mickoski shprehet optimist, a do të thotë kjo se ka marrë garanci nga Macron se nuk do të ketë kërkesa të reja dhe cenim të gjuhës maqedonase në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë?