Mickoski paralajmëroi: Nesër do të fillojë kontrolli i gjithë subjekteve në terren
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar që nga nesër do të fillojë kontrollin e disa llojeve të subjekteve në terren, transmeton Portalb.mk. “Gjithashtu, ju informojmë se gjatë ditës së nesërme do të fillojë kontrolli në terren i të gjithë subjekteve, pas së cilit do të dalim me informacione të detajuara”, sqaroi Qeveria […]


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar që nga nesër do të fillojë kontrollin e disa llojeve të subjekteve në terren, transmeton Portalb.mk.
“Gjithashtu, ju informojmë se gjatë ditës së nesërme do të fillojë kontrolli në terren i të gjithë subjekteve, pas së cilit do të dalim me informacione të detajuara”, sqaroi Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Mickoski zhvilloi takim me ministrin Besar Durmishi dhe kryeinspektorin e tregut Vllatko Stojanoskin.
“U diskutua për veprimet e deritanishme të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse dhe analiza e detajuar për të gjithë subjektet e regjistruara si kabare, diskoteka, klube nate etj”, sqaroi Qeveria.
Më herët, Mickoski doli me mesazh për BDI-në duke theksuar se “Për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia të gjithë që kanë punuar në mënyrë kriminele”.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 16 mars gjithashtu mori vendim me të cilin obligohet Inspektorati Shtetëror i Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 25 vjeç. Një ekip prej nëntë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka dhjetëra të dyshuar, dhe një pjesë nga ata janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Portalb.mk dje ka pasur kronologji të zhvillimeve lidhur me tragjedinë. Mund t’i lexoni në artikullin më poshtë.
- LEXO: Ish-ministri Kreshnik Bekteshi nga stacioni policor u dërgua në Gjykatën ë Koçanit
- LEXO: Nga gjitha tragjeditë që tronditën RMV-në, zjarri në Koçan është i treti për nga numri i viktimave (Infografik)
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj