RMV, mbështetje e njëhershme financiare për publikimin e punimeve shkencore

Ministria për Arsim dhe Shkencë do të pranojë deri 16 maj aplikime në lidhje me Konkursin për ndarjen e mjeteve të njëhershme financiare për publikimin e punimeve shkencore-hulumtuese për vitin 2024, transmeton Portalb.mk. “Konkurs për ndarjen e shpërblimeve në lartësinë e rrogës mesatare neto që është paguar në muajin e fundit në Republikën e Maqedonisë […]

Mars 18, 2025 - 00:00
 0  3
RMV, mbështetje e njëhershme financiare për publikimin e punimeve shkencore
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva

Ministria për Arsim dhe Shkencë do të pranojë deri 16 maj aplikime në lidhje me Konkursin për ndarjen e mjeteve të njëhershme financiare për publikimin e punimeve shkencore-hulumtuese për vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

“Konkurs për ndarjen e shpërblimeve në lartësinë e rrogës mesatare neto që është paguar në muajin e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët e përzgjedhur në institucionet për arsim të lartë ose shkencë në RMV, të cilët paraprakisht kanë publikuar punim shkencor në revistë me referencë në bazën Web of Science ose Scopus”, sqarojnë nga MASH-i.

Konkursi është për punimet shkencore që janë publikuar në vitin 2024.

Ministria përkujtoi se çdo vit financohen 50 punime nga gjashtë fusha të ndryshme.