Mickoski për skandalin në „Makedoniumin“: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit të atij institucioni së bashku me bordin drejtues
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me ngjarjet në „Makedoniumin“, deklaroi: “I ndoqa ato reagime. Ajo që ka ndodhur atje vërtet paraqet diçka ...
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me ngjarjet në „Makedoniumin“, deklaroi:
“I ndoqa ato reagime. Ajo që ka ndodhur atje vërtet paraqet diçka që nuk është dashur të ndodhë. Unë do të kërkoj nga ministri i Kulturës dhe Turizmit që të shkarkohet drejtori i atij institucioni, së bashku me bordin drejtues, sepse institucione të tilla nuk duhet të jepen me qira dhe të përdoren për qëllime të tilla. U kërkoj ndjesë qytetarëve për shkak të këtij lëshimi që është bërë dhe ka ndodhur dhe do të përpiqemi që në të ardhmen një gjë e tillë të mos përsëritet. Kështu që, që sot, do të kërkoj që të shkarkohen edhe anëtarët e bordit drejtues, edhe drejtori i atij institucioni kulturor.”
The post Mickoski për skandalin në „Makedoniumin“: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit të atij institucioni së bashku me bordin drejtues appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.