Mickoski: Të gjithë deputetët të votojnë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor
Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të punojnë së bashku për reformat në gjyqësor, pas reagimit të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, ndaj iniciativës për interpelancë të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, sot në Veles. “Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës, duhet të kemi një konsensus social. Ne nuk duam të […]
![Mickoski: Të gjithë deputetët të votojnë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/01/Hristijan-Mickoski.jpg)
Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të punojnë së bashku për reformat në gjyqësor, pas reagimit të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, ndaj iniciativës për interpelancë të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, sot në Veles.
“Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës, duhet të kemi një konsensus social. Ne nuk duam të kemi të drejtën ekskluzive për t’i bërë ato ndryshime.
I bëj thirrje të gjithë deputetëve, nëse janë dakord që ky Këshill Gjyqësor që ata kanë votuar të shpërndahet, ta votojnë kur kjo pikë të dalë në rendin e ditës. Këta anëtarë të Këshillit Gjyqësor duhet të shkarkohen, e pastaj së bashku, përmes një procesi gjithëpërfshirës, të gjejmë njerëz që do të monitorojnë dhe identifikojnë gjyqtarët që keqpërdorin atë që po gjykohet dhe që janë përgjegjës për disa gjykime që nuk duhet të ndodhin për shkak të vendimeve të tyre kontraverse”, tha Mickoski.