Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti gjatë qëndrimit në Uashington ka takuar kongresmenin nga Nju Jorku, Tom Souz. Postimi i plotë: Bashkëpunimi me SHBA-në nuk është thjesht një opsion, është një garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë. Takimet që po zhvilloj […]

shkurt 7, 2025 - 17:00
 0  5
Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti gjatë qëndrimit në Uashington ka takuar kongresmenin nga Nju Jorku, Tom Souz.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi me SHBA-në nuk është thjesht një opsion, është një garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë. Takimet që po zhvilloj këto ditë në Uashington janë dëshmi e përkushtimit tonë për të forcuar këtë miqësi dhe për të avancuar zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e radhës pata kënaqësinë të bisedoj me kongresmenin nga Nju Jorku, Tom Souz, mbi çështje thelbësore me rëndësi për të dyja vendet tona. Partneriteti me SHBA-në është shtyllë e stabilitetit dhe zhvillimit afatgjatë të Maqedonisë së Veriut, dhe ne mbetemi të përkushtuar për ta forcuar edhe më tej këtë lidhje strategjike!