Mickoski thotë se nuk është albanofob
Në një miting të mbajtur në Negotinë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, reagoi ashpër ndaj akuzave të përsëritura nga BDI se ai ushqen ndjenja anti-shqiptare. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, The post Mickoski thotë se nuk është albanofob appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në një miting të mbajtur në Negotinë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, reagoi ashpër ndaj akuzave të përsëritura nga BDI se ai ushqen ndjenja anti-shqiptare. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ai theksoi se nuk është albanofob, por “kriminalofob”, duke shtuar se përçmon politikanët që “kanë hyrë në politikë me xhepa bosh dhe kanë dalë milionerë në kurriz të popullit”.
“Unë nuk kam problem me përkatësinë etnike të asnjë qytetari të Maqedonisë. Por po, kam problem me a
Ai shtoi se nga i pari deri te i fundit, të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë publike do të japin llogari. “Nuk jam albanofob, por po, jam kriminalofob. Dhe do të kërkoj drejtësi për gjithçka që është bërë në dëm të qytetarëve”, deklaroi ai.
Mickoski gjithashtu kritikoi bashkëpunimin mes LSDM-së, BDI-së dhe partisë E Majta (Levica), duke e quajtur këtë koalicion një aleancë të stagnimit dhe krizës. Sipas tij, këto parti nuk kanë fituar kurrë me ndershmëri, por gjithmonë nëpërmjet “intrigave, lojërave në prapaskenë dhe manipulimeve”.
Kreu i opozitës maqedonase u shpreh i bindur se alternativa e vetme për një të ardhme më të mirë është koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, duke e quajtur këtë zgjedhje “të vetmen rrugë përpara” për vendin. Ai përsëriti thirrjen për ndryshim dhe llogaridhënie, duke vënë theksin në luftën kundër korrupsionit si prioritetin e tij politik.
The post Mickoski thotë se nuk është albanofob appeared first on Flaka, në çdo lajm... .