Mickoski thotë se zëvendësi i tij që e konsideron Kosovën “djep të Serbisë” po “digjej” nga dëshira për të qenë sot në Prishtinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha se zëvendësi i tij, Ivan Stoilkoviq, i cili e konsideron Kosovën “djep të Serbisë” po “digjej nga dëshira” për të qenë me të në Prishtinë sot, për mbledhjen e përbashkët të qeverive. “Anëtari i Qeverisë, z. Stoilkoviq digjej nga dëshira për të qenë sot këtu me ne

Nëntor 18, 2024 - 17:00
 0  6
Mickoski thotë se zëvendësi i tij që e konsideron Kosovën “djep të Serbisë” po “digjej” nga dëshira për të qenë sot në Prishtinë
mickoski-thote-se-zevendesi-i-tij-qe-e-konsideron-kosoven-“djep-te-serbise”-po-“digjej”-nga-deshira-per-te-qene-sot-ne-prishtine

mickoski-thote-se-zevendesi-i-tij-qe-e-konsideron-kosoven-“djep-te-serbise”-po-“digjej”-nga-deshira-per-te-qene-sot-ne-prishtine

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha se zëvendësi i tij, Ivan Stoilkoviq, i cili e konsideron Kosovën “djep të Serbisë” po “digjej nga dëshira” për të qenë me të në Prishtinë sot, për mbledhjen e përbashkët të qeverive.

“Anëtari i Qeverisë, z. Stoilkoviq digjej nga dëshira për të qenë sot këtu me ne në Prishtinë”, tha ai pasi u pyet për mungesën e Stoilkoviq në një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Albin Kurti.

“Shkaku i disa obligimeve të tjera nuk është me ne këtu, mirëpo prandaj, zëvendësministri Nexhdet Mustafa është sot me ne këtu dhe ai kishte një diskutim të qartë dhe koinciz me homologun e tij nga delegacioni i Kosovës”, tha Mickoski.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, pasi solli në vëmendje deklarimet e Stoilkoviq ku ai i referohet Kosovës si “Kosovë e Metohi” dhe e quan shtetin “djep të Serbisë”, e pyeti kryeministrin maqedonas nëse ka biseduar me të për t’ia treguar realitetin zëvendësit të tij, i cili e viziton shpesh Rusinë, e madje ka marrë pjesë edhe në Konferencën e Sigurisë në Moskë më 25 maj 2023.

“Thatë që është djegur nga dëshira që të jetë këtu në Kosovë. Ne i dimë qëndrimet e tij. E ka quajtur disa herë Kosovën si ‘Kosovë e Metohi” si djep të Serbisë. A ka pasur dëshirë të njëjtë që ai të jetë prezent në Konferencën e Sigurisë në Rusi, përkrah Vulinit dhe të tjerëve dhe cili është qëndrimi juaj? A keni pasur ndonjëherë rast që ju të bisedoni me të dhe t’i thoni që Kosova është Kosovë dhe nuk ka një realitet tjetër?”.

Mickoski tha se qëndrimin ndaj Kosovës, Maqedonia e Veriut e ka bërë të ditur “shumë herët, mes të parave në botë”.

“Mendoj se ne si shtet dhe si qeveri çka është Kosova e kemi thënë shumë herët, mes të parave në botë. Dhe nuk duhet të lejojmë që këtë temë diskush ta keqpërdorë. Ne mes të parëve e thamë qëndrimin tonë si qeveri e Maqeonisë, cili është qëndrimi ynë, çka është Kosova dhe të gjitha këto ndodhi, ngjarje janë mesazh i fuqishëm dhe i qartë për këtë”, tha ai.